• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

TikTok i zbuloi tradhtinë jashtëmartesore, burri padit restorantin ku darkonte me mikeshën sekrete

15/01/2026
TikTok i zbuloi tradhtinë jashtëmartesore, burri padit restorantin ku darkonte me mikeshën sekrete

Një 42-vjeçar ka ndërmarrë veprime ligjore kundër një restoranti, pasi bashkëshortja i zbuloi lidhjen e tij jashtëmartesore përmes një videoje të publikuar në TikTok, duke ngritur një çështje serioze mbi mbrojtjen e privatësisë dhe përdorimin e pamjeve të klientëve në rrjetet sociale. Sipas raportimeve, burri u filmua në ambientet e restorantit pa dijeninë dhe pëlqimin e tij. Pamjet u publikuan më pas në platformën TikTok, ku u panë nga bashkëshortja e tij, çka çoi në zbulimin e marrëdhënies jashtëmartesore dhe në pasoja të rënda për jetën e tij familjare.

42-vjeçari përfaqësohet ligjërisht nga Codacons, një nga shoqatat më të njohura italiane për mbrojtjen e konsumatorëve, e cila pretendon se restoranti ka vepruar në mënyrë të paligjshme, duke shkelur të drejtat themelore të privatësisë.

“Është e papranueshme që një restorant të filmojë klientët pa pëlqimin e tyre dhe më pas t’i publikojë pamjet, duke i ekspozuar ndaj pasojave të paparashikuara,” deklaroi Francesco Tanazi, zëdhënës i Codacons. Sipas tij, raste të tilla mund të kenë pasoja jashtëzakonisht të rënda për jetën private, familjare dhe shoqërore të individëve, veçanërisht kur përmbajtja shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

Codacons ka bërë të ditur se po kërkon dëmshpërblim financiar në emër të klientit të saj, ndërsa po shqyrton edhe mundësinë e paraqitjes së një ankese pranë Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të hetuar nëse janë shkelur ligjet mbi privatësinë dhe përpunimin e të dhënave.
Rasti ka nxitur debat në Itali mbi kufijtë e përdorimit të rrjeteve sociale nga bizneset dhe përgjegjësinë ligjore që ato mbajnë ndaj klientëve të tyre.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al