POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj tre shtetasve të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç.
Procedimi nisi pas kallëzimit të shtetasit S. M., i cili denoncoi se më 18 janar i ishte thyer një xham i autobusit të tij. Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dëmtimit është një 15-vjeçar, ndërsa dy të miturit e tjerë dyshohet se kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kanë kallëzuar atë në polici.
Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.








