• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana nuk di të ruajë avantazhin, bardheblutë kanë humbur 10 pikë rrugës – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001

Tirana numëron vetëm 12 pikë në renditjen e Superiores, por pozicioni i saj në klasifikim mund të ishte krejt ndryshe nëse skuadra bardheblu do të kishte ditur të administronte avantazhet e krijuara në ndeshjet e fundit.

Ekipi kryeqytetas po paguan shtrenjtë mungesën e përqendrimit dhe pamundësinë për të ruajtur epërsinë, duke lënë rrugës pikë të rëndësishme që mund ta kishin ndryshuar tërësisht sezonin.

4 GABIMET – Në katër përballjet e fundit të evidentuara, Tirana ka humbur plot 10 pikë pasi ka kaluar e para në avantazh. Gjithçka nisi në sfidën me Skënderbeun, ku bardheblutë nuk arritën të ruanin epërsinë dhe u detyruan të kënaqeshin me një barazim 1-1. E njëjta histori u përsërit edhe në përballjen me Dinamon, që përfundoi me të njëjtin rezultat. Në të dyja rastet, Tirana la dy pikë në dispozicion të kundërshtarit.

Situata u bë edhe më e vështirë në përballjet me Teutën dhe Egnatian. Përballë durrsakëve, Tirana kaloi në avantazh, por më pas pësoi tri gola dhe u largua me humbjen 3-1. Ndërkohë, edhe ndaj Egnatias, skuadra bardheblu e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e pestë me Drilon Hazrollajn. Megjithatë, kampionët përmbysën gjithçka dhe fituan 2-1, duke i lënë Tiranës një tjetër humbje të dhimbshme.

Llogaritë janë të qarta. Dy barazimet i kanë kushtuar nga dy pikë, ndërsa dy humbjet nga tri pikë secila. Në total, bëhet fjalë për 10 pikë të shpërdoruara nga pozitat e avantazhit. Nëse Tirana do t’i kishte administruar siç duhet këto ndeshje dhe do të kishte marrë fitoret, sot do të numëronte 22 pikë, në vend të 12 që ka aktualisht.

Një shifër që do ta ndryshonte rrënjësisht panoramën e renditjes. Me 22 pikë, Tirana do të pozicionohej në vendin e dytë të Superiores, pas Egnatias, që kryeson me 24 pikë. Pra, vetëm dy pikë do ta ndanin nga kreu i kampionatit.

Në vend që të luftojë për t’u larguar nga fundi i klasifikimit, skuadra bardheblu mund të ishte një prej pretendenteve në ndjekje të kampionëve. Për Tiranën, problemi nuk është vetëm te pikët e humbura, por edhe te përsëritja e një skenari që po kthehet në një kosto të madhe për ecurinë e saj në kampionat.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

NBA/ Warriors mundin Miami-n, suksesi i 6 sezonal për Golden State, fiton edhe Phoenix
Sport

NBA/ Warriors mundin Miami-n, suksesi i 6 sezonal për Golden State, fiton edhe Phoenix

06/11/2026
Bëjmë gjithçka për vendin e parë, ky lojtar vendosi të largohej nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24
Sport

Bëjmë gjithçka për vendin e parë, ky lojtar vendosi të largohej nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën – Balkanweb.com – News24
Sport

Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën

06/11/2026
Ndeshjet e nëntorit, trajneri i kombëtares në konferencë – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndeshjet e nëntorit, trajneri i kombëtares në konferencë – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
“Duam 11 Gjimshiti”, kapiteni kuqezi nderohet nga Atalanta dhe përshëndetet me tifozët bergamaskë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Duam 11 Gjimshiti”, kapiteni kuqezi nderohet nga Atalanta dhe përshëndetet me tifozët bergamaskë

06/11/2026
Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën – Balkanweb.com – News24
Sport

Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën – Balkanweb.com – News24

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001

Tirana nuk di të ruajë avantazhin, bardheblutë kanë humbur 10 pikë rrugës – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
NBA/ Warriors mundin Miami-n, suksesi i 6 sezonal për Golden State, fiton edhe Phoenix

NBA/ Warriors mundin Miami-n, suksesi i 6 sezonal për Golden State, fiton edhe Phoenix

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al