Kupa më e dhimbshme e historisë së Tiranës. Bardheblutë fituan Kupën e Shqipërisë pas 120 minutave me Skënderbeun me rezultatin 3-1, por rënia një kategori më poshtë e bën kaq të zbehtë këtë triumf, që vjen e shoqëruar me protestën e tifozëve largimin e tyre nga stadiumi në minutën e 24-tëtrt aq sa titujt e fituar në total nga skaudra në kampionat, por dhe irritimi i atyre pjese të vogël që qëndruan në stadium.
Krisja mes tifozerisë dhe skuadrës nuk u “ngjit” madje as në minutën e 20-të kur Edeh u largua nga tifozët teksa po përpiqej të festonte bashkë me ta shënimin e golit. Ndërsa lotët e Merveille pas golit të kohës shtesë ishin dhe treguesi i një Tirane të ngarkuar jo vetëm psikologjikisht por dhe emocionalisht. Në fakt dhe ndeshja nisi me protestën e paralajmëruar të tifozëve, që u bë e dukshme dhe me parrullën drejtuar me ironi presidentit Halili. Tirana megjithatë lojën e nisi mirë dhe goli i Eded u duk sikur ndihmoi dhe psikologjikisht bardheblutë. Loja madje u bë mjaft e shpejtë, me Latifin që menjëherë pati mundësinë për të barazuar por goditja e tij nga pranë ishte jashtë. Në të 24-trën dhe largimi i tifozëve bardheblu nga stadiumi mes tymueseve dhe protestës ndaj skuadrës. Nga minuta e 31-të deri në të 36-të Plaku pati 3 mundësi të mira për të barazuar por asnjëherë s’mundi të dërgojë topin në rrjetë. Pjesa e parë megjithatë u mbyll me një goditje të Dokës që u prit nga Shehi. Në fraksionin e dytë, Tirana u përpoq të menaxhonte rezultatin duke mos lejuar shumë hapësira me Skënderbeun, që rrezikoi me Muzakën në të 54-trën. Në të 77-tën Shehi bëri një ndërhyyrje vendimtare pasi në të 86-tën Radas gjeti golin e shpresës së korcarëve.
Para përfundimit të kohës së rregullt Plaku shpërdoroi një tjetër rast duke cuar takimin në shtesë ku një aksion i tëri kongolez solli golin e 1-2 të Moises që shfrytëzoi pasimin e Merveille.
Në të 113-tën Tirana fitoi dhe një penallti me Dajën të cilën e ktheu në gol Merveille duke garantuar trofeun e Kupës për kryeqytetasit.
Vërshëllima e fundit e Metës riktheu Tiranën te fitimi i një trofeu pas plot pesë vitesh sërish ndaj Skënderbeut, duke u bërë i pari klubi shqiptar që do të luajë në Kategorinë e Parë dhe Europa në të njëjtin edicion falë triumfit të 16-të në Kupë, ndërsa për korcarët Kupa vazhdon të mbetet një “utopi”.