• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

01/07/2025
Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

Tirana është në luftë me kohën për të bërë skuadrën e sezonit të ri. Edhe gjatë ditës së hënë bardheblutë nuk zyrtarizuan as drejtorin e ri sportiv dhe as trajnerin që do të pasojë Bledi Shkëmbin. Për çështje lojtarësh nuk diskutohet, që është ende shpejt për të folur.

LIMITI – Drejuesit e skuadrës kanë vendosur që brenda ditës së enjte të kenë një vendim përfundimtar për drejtorin e skuadrës. Gjatë kësaj jave do të vendoset timonieri bardheblu. Me shumë mundësi, drejtimin menaxherial mund ta marrë Tefik Osmani, i mbështetur nga Grent Halili. Po kështu, emri i trajnerit intrigon më shumë se Cungun apo Mezanin që janë futur në lojë. Gjithsesi, duket se Tirana po sheh edhe kandidatura nga jashtë vendit.

STËRVITJA – Në plan Tirana kishte nisjen e stërvitjes në 1 korrik, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Skuadra është njoftuar se përgatitjet do të nisin më 5 korrik ose, më saktë, ditën e shtunë. Lojtarët e kanë marrë mesazhin dhe po bëhen gati të kthehen në fushë. Janë njoftuar edhe të huajt, të cilët do të jenë në Tiranë brenda javës. Edhe nëse nuk nis të shtunën stërvitja, e hëna është dita përfundimtare e nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri.

LARGIMET – Nga 1 janari e deri më 30 qershor 2025, Tiranës i janë larguar 12 futbollistë, duke bërë që skuadra t’i futet sërish një revolucioni të vërtetë, një vit pasi Bledi Shkëmbi dhe Agim Ibrahimi ndërtuan ekipin nga themelet. “Panorama Sport” ka vëzhguar të gjitha ikjet dhe rezulton se deri tani kanë dhënë lamtumirën pa kthim 12 futbollistë, por lista ka edhe emra të tjerë. Në dimër u largua Aran Isuf, i cili nuk kishte më shumë se 6 muaj kontratë. Më pas, me radhë: Tola, Jonuzi, Vokrri, si dhe Jaku. Ky i fundit u shit te Bolonja për një shumë 250 mijë euro. Pa llogaritur dy lojtarët që janë dhënë borxh, Cereni dhe Abdullahu. Eksodi i vërtetë nisi në fillim të qershorit. Deri tani, janë larguar Selmani dhe Harizaj në portë. Fati i Leon Kozit është i paqartë dhe nuk dihet nëse do të jetë edhe sezonin tjetër në ekip. Në mbrojtje, Përgjoni ka dhënë lamtumirën dhe është larguar, Gledi Mici është pa kontratë dhe konsiderohet i ikur. Mesfusha, veç emrave të mësipërm, nuk dihet nëse do të ketë edhe Erisildo Smaçin, i cili nuk ka kontratë, por është në dorë të klubit për të zgjatur rinovimin. Në sulm, tre lojtarë me një të rënë të lapsit kanë ikur. Ata janë Ndreca, Bajroviç dhe Prengaj.


Related Posts

Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën
Sport

Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën

17/07/2025
Po shkëlqen edhe me Kombëtaren, në Poloni duan që Shehu të zgjasë kontratën
Sport

Po shkëlqen edhe me Kombëtaren, në Poloni duan që Shehu të zgjasë kontratën

17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

17/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën
Sport

Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën

17/07/2025
Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

17/07/2025
Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme
Sport

Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme

17/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Koncerti i Coldplay/ Kamera kap aksidentalisht CEO-n e martuar duke u përqafuar me vartësen e tij

17/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën

Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën

17/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al