• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana-Teuta, 50 ndeshje dhe rivalitet i barabartë! Ja bilanci i dekadës mes dy skuadrave të Superiores

08/10/2025
Tirana-Teuta, 50 ndeshje dhe rivalitet i barabartë! Ja bilanci i dekadës mes dy skuadrave të Superiores

Në futbollin shqiptar, pak duele kanë qëndrueshmërinë dhe historinë e përplasjeve mes Teutës dhe Tiranës.

Dy skuadra tradicionale, me filozofi të ndryshme dhe mentalitet të kundërt, por që sa herë përballen, ndezin gjithmonë atmosferën e Superiores. Rivaliteti ka marrë trajta të reja në dekadën e fundit, me të dyja klubet që kanë kaluar periudha dominimi, ngritje dhe ulje, por gjithmonë duke prodhuar ndeshje me intensitet të lartë dhe ngarkesë emocionale.

BILANCI I DEKADËS – Në total, që nga viti 2013, janë luajtur 50 ndeshje zyrtare mes dy skuadrave në kampionat, Kupë dhe Superkupë. Bilanci është thuajse i barabartë. Teuta ka regjistruar 18 fitore, Tirana ka fituar 13 herë, ndërsa 19 ndeshje janë mbyllur pa fitues. Në këto përballje janë shënuar gjithsej 111 gola, me një golavarazh të ngushtë Teuta 58 – 53 Tirana. Mesatarja prej 2.2 golash për ndeshje tregon se ky duel rrallëherë është i mbyllur apo monoton.

FUSHAT QË BËJNË DIFERENCËN Tradicionalisht, Tirana ka treguar forcë në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, ku shpesh ka fituar me rezultat të pastër si 4-0 (shtator 2022) apo 3-0 në Kupë (prill 2023). Nga ana tjetër, Durrësi ka qenë gjithmonë terren i vështirë për bardheblutë. “Niko Dovana” është kthyer shpesh në fortesë për durrsakët, të cilët kanë ditur të shfrytëzojnë më mirë fizikalitetin dhe presionin ndaj kundërshtarit. Teuta është një skuadër që di të luajë me pragmatizëm, ndonjëherë mbyllet mirë pas, ndonjëherë del me shpejtësi në kundërsulm, dhe pikërisht ky stil ka rezultuar shpesh i suksesshëm ndaj Tiranës. Nga ana tjetër, Tirana ka kërkuar gjithmonë të dominojë me posedim dhe lojë të ndërtuar, duke e pasur më të vështirë përballë një ekipi që di të presë dhe të godasë në momentin e duhur.

PERIUDHAT E DOMINIMIT – Në analizë kronologjike, 2019-2021 ishte periudha më e fortë e Teutës, me disa fitore të rëndësishme, përfshirë triumfet 2-1 e 1-0 që e çuan skuadrën durrsake drejt suksesit në kampionat. Në atë periudhë, Teuta kishte ndërtuar një bllok solid lojtarësh vendas dhe luante me disiplinë të hekurt, shpesh duke ndëshkuar Tiranën në gabime individuale. Pas vitit 2022, situata ndryshoi. Tirana nisi të rimerrte kontrollin, duke fituar me rezultate të thella dhe duke treguar një lojë më të shpejtë e më agresive. Suksesi 4-0 në shtator 2022 shënoi ndoshta një kthesë psikologjike, ndërsa fitorja 3-0 në Kupë në prill 2023 konfirmoi se bardheblutë ishin kthyer për të rivalizuar fort. Në sezonet 2024 dhe 2025, ekuilibri është rikthyer. Nga tetë përballjet e fundit, Teuta ka fituar tri, Tirana dy, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur në barazim. Asnjëra skuadër nuk ka arritur të krijojë shkëputje, duke mbajtur rivalitetin të ndezur edhe në garën për kreun.

REZULTATET – Në këto 12 vite përballjesh, disa ndeshje kanë lënë gjurmë. Përveç fitores 4-0 të Tiranës, kujtohet barazimi dramatik 2-2 në Durrës (janar 2024), apo suksesi i Teutës 2-1 në “Selman Stërmasi” më 29 mars 2024, që erdhi në fund falë një goli spektakolar. Nga ana tjetër, tifozët bardheblu nuk harrojnë as triumfin 4-2 në dhjetor 2014, një nga paraqitjet më të mira të Tiranës ndaj Teutës në dekadën e fundit. Për t’u shënuar se Teuta ka fituar Kupën dhe Superkupën ndaj Tiranës, ndërsa kjo e fundit e ka eliminuar nga Kupa në sezonin 2023- 2024. Në thelb, Tirana-Teuta nuk është thjesht një përballje mes dy ekipeve që luftojnë për pozicionim në klasifikim. Është një duel mentalitetesh, tradita e kryeqytetit përballë krenarisë durrsake, e cila kurrë nuk e pranon rolin e të dytit. Ndeshjet e tyre rrallëherë janë të qeta, shpesh të mbushura me tension, duele fizike dhe gola të rëndësishëm. Çdo takim sjell histori të re, lojtarë që dalin në pah dhe emocione që e bëjnë këtë përballje një klasik të vërtetë të futbollit shqiptar.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth
Sport

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)
Sport

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael
Sport

Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

22/10/2026
Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë
Sport

Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë

22/10/2026
Napoli mund të shitet, çfarë pretendon presidenti De Laurentis
Sport

Napoli mund të shitet, çfarë pretendon presidenti De Laurentis

22/10/2026
I kërkova fanellën e Salah – Balkanweb.com – News24
Sport

Me Kombëtaren nuk i dhanë asnjë shans, Sabah Kerjota sfidon Ernest Muçin: I kërkova fanellën e Salah

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al