• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Titulli? Conte me këmbë në tokë: Nuk kemi bërë asgjë akoma

10/04/2021
Arsenal, gati 50 milionë euro për yllin e Inter-it

“Titulli? Unë shikoj të tashmen si gjithmonë, duke u përpjekur të bëj diçka të jashtëzakonshme në Itali, pasi vetëm një ekip ka qenë protagonist në nëntë vitet e fundit”. Këto janë fjalët e Antonio Conte në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Cagliari. Ka shumë pyetje në lidhje me vendin e parë, me fitimin e titullit që po afrohet gjithnjë e më shumë, por trajneri zikaltër iu bën thirrje të gjithëve që të qetësohen:

“Ne nuk kemi bërë asgjë akoma. Ne kemi rivendosur besueshmërinë e Interit si në Itali, ashtu edhe në Europë. Kaq për momentin. Mbetet edhe hapi i fundit, që është më i rëndësishmi, por ende nuk kemi bërë asgjë. Ndoshta do të flas më vonë, sepse i njohim shumë mirë edhe zhgënjimet. Duhet të shfrytëzojmë të tashmen dhe pastaj, përfundimisht, në të ardhmen, të flasim për diçka të jashtëzakonshme që është bërë. Nuk kam proklamime, sepse nuk jam mësuar t’i bëj ato. Tani le të heshtim dhe të pedalojmë… Debati i lindur nga fraza ime mbi estetikën? Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe vlerësim asaj që po bëjnë djemtë, të mos mendojmë nëse duam të fitojmë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”. Për çështjen e rotacionit: “Nuk mendoj se është çështja e pushimit ose jo, për ne është ndeshja e tretë brenda një jave dhe do të përpiqem të bëj zgjedhjet më të mira, për të hedhur një ekip konkurrues në fushë, që të fitojë tri pikët. Vijmë nga dy ndeshje të luftuara fort kundër Bologna dhe Sassuolo, por jemi të trajnuar mirë”.
Pastaj, disa fjalë për përballjen me Radja Nainggolan: “E falënderoj për kohën që ishte me ne, pastaj u bënë zgjedhje të tjera. Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me Radja, pasi kush luan ndaj ish-ekipit kërkon të japë diçka më shumë”. Një vlerësim për kundërshtarin e radhës: “Duke parë skuadrën, renditja e Cagliari është befasuese, kështu që presim një ndeshje të vështirë. Kundërshtari dëshiron të marrë pikë për të siguruar mbijetesën, sepse tani ndodhet në një pozicion të rrezikshëm”.
Në fund u ndal te sfidat që ka përjetuar, që kur u bashkua me Interin: “Ardhja këtu ishte zgjedhja më e vështirë që mund të kisha bërë, nga të gjitha pikëpamjet. Sidoqoftë, unë nuk jam një person që jeton me të kaluarën. E kam kokën të fortë dhe shikoj përpara. Jam gjithashtu i gatshëm të shemb muret me kokën time”.

Related Posts

Spanjë, legjenda e Realit zyrtarizohet në pankinën e një ekipi
Sport

Spanjë, legjenda e Realit zyrtarizohet në pankinën e një ekipi

09/11/2026
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër – Balkanweb.com – News24
Sport

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër

09/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

UEFA Nations League / Kuqezinjtë nisin përgatitjet për sfidat ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë

09/11/2026
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër – Balkanweb.com – News24
Sport

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Nations League, Mancini motivon skuadrën: Na duhen fitoret
Sport

Nations League, Mancini motivon skuadrën: Na duhen fitoret

09/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

UEFA Nations League / Kuqezinjtë nisin përgatitjet për sfidat ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë – Balkanweb.com – News24

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al