Kandidati për president të FSHF-së, Bashkim Fino, ka denoncuar sonte në mbrëmje manovrat e rivalit të tij Armando Duka, me shoqatat fantazmë, të cilët do të votojnë më 7 shkurt. Duke iu referuar Shoqatës Rajonale Gjirokastër, e drejtuar nga Astrit Mema, Bashkim Fino tha se në emër të kësaj shoqate do të votojë Sadik Sadikaj nga Saranda. Pra, përveç faktit që kemi të bëjmë me një shoqatë fantazmë, të paregjistruar në gjykatë, do të votojë një person tjetër nga Saranda. Fino ka denoncuar gjithashtu edhe faktin se në emër të Bashkisë Memaliaj do të votojë Lulzim Meçi dhe jo Durim Roshi. Kujtojmë që Meçi ka qenë kandidat për deputet i partisë së drejtuar nga vëllai i Agron Dukës.
©ArgjiroLajm.net









