• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tjetër meshë për shëndetin e Janullatos në Tiranë, klerikë e besimtarë luten që ai të shërohet

22/01/2025
Tjetër meshë për shëndetin e Janullatos në Tiranë, klerikë e besimtarë luten që ai të shërohet

Ditën e sotme është mbajtur një lutje për festën e Shën Anastas Persianit. Mësohet se mesha u mbajt për nder të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos që përkon edhe me festën e emrit të tij. Kryepeshkopi aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike në spitalin Evangelismos në Athinë.

Mesha u mbajt në Katedralen historike të Ungjillit në Tiranë, me pjesëmarrjen e pesë Mitropolitëve të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kryesues i shërbesës ishte Mitropoliti i Korçës Joani, të cilit iu bashkuan Mitropolitët Nikolla të Apolonisë dhe Fierit, Antoni i Elbasanit, Asti i Beratit dhe Natanaeli i Amantias.

Në predikimin e tij, Mitropoliti i Korçës reflektoi për martirizimin e Shën Anastas Persian dhe hoqi paralele me dëshminë e dhënë nga Kryepeshkopi Anastas në epokën moderne. Me emocione të përzemërta ai përcolli lutjet dhe urimet e klerit dhe besimtarëve për shërimin e Kryepeshkopit, duke shprehur shpresën se së shpejti ai do të kthehet shëndoshë e mirë në Shqipëri. Të tilla mesha u kremtuan edhe në kishat ortodokse anembanë Shqipërisë, ku besimtarët u lutën për rikthimin e shëndetit të Bariut.

95-vjeçari tashmë prej 22 ditësh është shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës ku po trajtohet, i intubuar, në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale para disa ditësh dhe që prej atëherë ka qenë duke u mbajtur në Repartin e Kujdesit Intensiv. Janullatos u shtrua fillimisht në një spital të Tiranës në 30 dhjetor, por u transportua drejt Athinës më pas për mjekim më të specializuar. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tudor sheh makthe, e pret shkarkimi pas 4 ndeshjesh, e shpëton vetëm…Liverpool

Tudor sheh makthe, e pret shkarkimi pas 4 ndeshjesh, e shpëton vetëm…Liverpool

14/03/2026
Titulli nuk është kusht, Inter blindon Chivu-n, i paprekshëm edhe Esposito

Titulli nuk është kusht, Inter blindon Chivu-n, i paprekshëm edhe Esposito

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al