Kandidatja për deputete e LSI-së në Fier, Erisa Xhixho ka publikuar foton e maturantit që sot u dhunua në fshatin Zharrëz të Fierit nga një militant i PS-së që ajo thotë se është person me precedent penal.
Ajo i bën thirrje drejtueses së fushatës së PS-së në Fier si dhe përfaqësuesve të kësaj partie që të dënojnë dhunën ndaj maturantit që ka dalë në mbështetje të LSI-së, ndërsa edhe kreu i LSI-së, Petrit Vasili e dënoi ashpër këtë akt dhune.
Reagimi
Kjo nuk eshte Shqipëria qe duam. Ky është Orgest Grembi, maturant ne fshatin Belin, Patos i cili ka vendosur te votoje LSI, per një drejtim te ri për Shqipërinë. Por sot ai është dhunuar dhe goditur pikërisht nga një anëtar i Partisë Socialiste, me precedent penal, pikërisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se. Kjo është një ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbështetjes shume te madhe qe LSI sot gëzon nga te rinjte shqiptar. Berishistet e rinj te PS kane harruar përgjigjen qe kane marre ne vitin 94 per te gjithe ata qe jane sjelle ne këtë mënyrë nga gratë e Libofshes. Te njëjtën përgjigje do marrin ne 25 Qershor nga gjithe gratë, vajzat dhe qytetaret e Qarkut Fierit. I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjës Antoneta Dhima qe drejton fushatën aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunës. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgjë dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri qeverisës.