• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Toni Kroos i jep lamtumirën Gjermanisë: I përkushtohem Realit dhe familjes

02/07/2021
Toni Kroos i jep lamtumirën Gjermanisë: I përkushtohem Realit dhe familjes

MOSCOW, RUSSIA – JUNE 17: Toni Kroos of Germany during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Mexico at Luzhniki Stadium on June 17, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
Sfida ndaj Anglisë në “Wembley” nuk ishe e fundit me Gjermaninë vetëm për trajnerin Joakim Low, por edhe për mesfushorin 31-vjeçar Toni Kroos, i cili ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga përfaqësuesja. Mesfushori zgjodhi një postim në llogarinë e tij personale në Instagram për të njoftuar tërheqjen nga Gjermania, teksa ndër të tjera thotë se vendimin e kishte marrë para Kampionatit Europian, por e komunikoi vetëm tani. “Kam luajtur plot 106 ndeshje me Gjermaninë dhe nuk do të ketë më të tjera. Unë doja shumë dhe u përpoqa na maksimum, që numri i ndeshjeve ndërkombëtare të ishte 109 dhe që të shtohej edhe një trofe si Kampionati Europian, por nuk ia dolëm. Unë e kisha vendosur prej kohësh që ky do të ishte turneu im i fundit me Gjermaninë dhe nuk do të isha në dispozicion për Kupën e Botës Katar 2022.
Ky vendim ka ardhur kryesisht pasi dua të përqendrohem te objektivat e mia me klubin e Realit të Madridit, por njëkohësisht të bëj detyrën e bashkëshortit dhe babait në familjen time, pasi për shkak edhe të angazhimit me përfaqësuesen, kam pasur shumë pak kohë për familjen dhe akoma më pak për të pushuar. Ishte një nder i madh për mua që të vishja këtë fanellë dhe e bëra gjithçka me pasion e dashuri. Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë me duartrokitjet dhe brohoritjet e tyre, por edhe të gjithë kritikët, që më dhanë një motivim më shumë.
Në fund një falënderim edhe për trajnerin Joakim Low, i cili më bëri futbollist të kombëtares dhe njëkohësisht kampion bote. Kemi shkruar historinë për shumë vite së bashku. Suksese edhe për trajnerin Hansi Flick. I juaji, Toni”, shkruhet në letrën e postuar në Instagram nga mesfushori 31-vjeçar.
Pasi luajti me të gjithë ekipet e moshave, Toni Kroos iu bashkua Gjermanisë më 2010-ën dhe debutoi në një miqësore ndaj Argjentinës më 3 mars të po këtij viti, ndërsa në 2014-ën ia doli të shpallej edhe kampion bote me “panzerat”.

Related Posts

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave
Sport

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

08/05/2026
Champions, një objektiv fiks, Bayern synon yllin anglez, gati oferta për Gordon

Valverde në spital, por mohon goditjen nga Tchouameni, Reali në kaos total
Sport

Valverde në spital, por mohon goditjen nga Tchouameni, Reali në kaos total

08/05/2026
Brazili “blindon” Ancelotti-n, e konfirmon presidenti i Federatës

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

08/05/2026
Champions, një objektiv fiks, Bayern synon yllin anglez, gati oferta për Gordon

Champions, një objektiv fiks, Bayern synon yllin anglez, gati oferta për Gordon

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al