Kristjan Asllani do të largohet nga Torino, kjo duket e vetmja gjë e sigurt për momentin. “Demat” janë të pakënaqur nga rendimenti i tij këtë periudhë, për këtë arsye do të futen në merkato për të gjetur një mesfushor të ri. Pavarësisht këtij fakti, për të ndërprerë huazimin duhet një akord nga të dy klubet, Inter dhe Torino.
Që nga momenti kur drejtuesit e klubit shprehën dëshirën për të ndërprerë bashkëpunimin, emri i Asllanin po qarkullon thuajse në çdo skuadër të Serie A.

Sipas “SportItalia”, së fundmi në skenë kanë dalë edhe Parma e Sassuolo, dy klube që kanë një marrëdhënie shumë të mirë me Inter, por në të njëjtën kohë kërkojnë një mesfushor të ri gjatë merkatos së janarit.









