• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Torino-Juventus, ja si do rreshtohen ekipet

02/10/2021
Torino-Juventus, ja si do rreshtohen ekipet

Një supersfidë e pritshme, e cila prodhon pikë të çmuara për renditjen në prag të ndalesës për angazhimet e ekipeve kombëtare. Torino merr frymë me futbollin për 90 minuta. Është dita e “Derby della Mole”, një ndeshje kurrë banale. “Granatat” e Ivan Juric, në derbin e tyre të parë të kryeqytetit Piemontes, presin Juventusin e Massimiliano Allegrit në “Olimpico Grande Torino”, i freskët nga dy fitoret radhazi në kampionat kundër Spezia dhe Sampdoria, por mbi të gjitha nga suksesi në Ligën e Kampionëve kundër Chelsea.
Dy trajnerët u treguan të kujdesshëm me deklaratat e bëra në konferencat për shtyp. “Në Torino ndiej se qyteti është granata”, – deklaroi Juric, me përgjigjen e shpejtë të Allegrit, disa orë më vonë: “Për ta, si zakonisht, do të jetë ndeshja e jetës”.
Për bardhezinjtë, ndeshja kundër “kushërinjve” është një mundësi e shkëlqyeshme për t’u ngjitur në renditje. Çuditërisht, Torino dhe Juventusi përballen me njëri-tjetrin në derbi me të njëjtat pikë (8). Kjo nuk kishte ndodhur që nga tetori 2015, kur Gian Piero Ventura dhe vetë Allegri ishin në stolat respektivë, në sezonin e dytë të ciklit të parë të trajnerit livornez te Juventusi.
Të dyja skuadrat e filluan me këmbën e gabuar, por shpejt arritën të ndryshojnë kursin. Pasi mori zero pikë në 180 minutat e para midis Atalantës dhe Fiorentinës, Torino filloi një seri me dy fitore dhe dy barazime. Nga ana tjetër, Juve fitoi vetëm një pikë në tri ndeshjet e para, si rezultat i barazimit në Udine dhe humbjeve kundër Empolit e Napolit. Pastaj 1-1 me Milanin dhe fitoret ndaj Spezia e Sampdoria, ndërsa në Ligën e Kampionëve mundi Malmoe dhe Chelsea.
Juric prezanton Torinon me një 3-5-2, ku Lukic, Mandagora dhe Pobega luajnë në mesfushë. Vetëm stol për Linetty, ndërsa përpara do të jetë Brekalo për të mbështetur Sanabria. Aina është përpara Ansaldit në të majtë, ndërsa Singo do të jetë në anën tjetër. Në prapavijë ka vend për mbrojtësin 21-vjeçar çek, David Zima, i cili do të zëvendësojë Djidjin e pezulluar.
Te Juventusi, Kean do të bashkohet me Chiesa në 4-3-1-2 e Allegrit, me Bernardeschi në rolin e mesfushorit-sulmues. Në mesfushë, Bentancur dhe Rabiot do të veprojnë në anët e Manuel Locatelli. Përpara Szczesny, Danilo dhe Alex Sandro do të luajnë në korsitë anësore, me dyshen De Ligt-Chiellini në qendër. Bonucci shkon në stol.
Ja formacionet e mundshme:
TORINO (3-5-2): Milinkovic-Savic; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Mandragora, Pobega, Aina; Brekalo, Sanabria.
JUVENTUS (4-3-1-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, Rabiot; Bernardeschi; Chiesa, Kean.
The post Torino-Juventus, ja si do rreshtohen ekipet appeared first on lexo.

Related Posts

Real Madrid, një dështim total, tani pritet revolucion
Sport

Real Madrid, një dështim total, tani pritet revolucion

11/05/2026
Ligue 1/ Një hap larg titullit, PSG mund Brest, Lillë-Monaco për një vend në Champions
Sport

Ligue 1/ Një hap larg titullit, PSG mund Brest, Lillë-Monaco për një vend në Champions

11/05/2026
2 gola 4 pikë, Vlahovic rikthehet fuqishëm, por rinovimi mbetet pezull
Sport

2 gola 4 pikë, Vlahovic rikthehet fuqishëm, por rinovimi mbetet pezull

11/05/2026
Disiplina 8-Gurë, Besar Spahiu fiton Kampionatin Kombëtar të Bilardos
Sport

Disiplina 8-Gurë, Besar Spahiu fiton Kampionatin Kombëtar të Bilardos

11/05/2026
Raya dhe VAR nderojnë Arsenal, Arteta: Bravo gjyqtarit, duhej guxim (VIDEO)
Sport

Raya dhe VAR nderojnë Arsenal, Arteta: Bravo gjyqtarit, duhej guxim (VIDEO)

11/05/2026
Raya dhe VAR nderojnë Arsenal, Arteta: Bravo gjyqtarit, duhej guxim (VIDEO)
Sport

Raya dhe VAR nderojnë Arsenal, Arteta: Bravo gjyqtarit, duhej guxim (VIDEO)

11/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real Madrid, një dështim total, tani pritet revolucion

Real Madrid, një dështim total, tani pritet revolucion

11/05/2026
Meghan Markle i jep një goditje të fortë babait të saj për Princin Harry

Meghan Markle i jep një goditje të fortë babait të saj për Princin Harry

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al