• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trafikim kanabisi drejt Greqisë, 22 arrestime, shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar nga shqiptarët

11/04/2017
Trafikim kanabisi drejt Greqisë, 22 arrestime, shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar nga shqiptarët

Operacion  ndërkombëtar antidrogë i  koduar “ALIAS”. Operacioni nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, DEA, Policia Greke dhe Policia Maqedonase. Goditet një organizatë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.  Gjatë gjithë fazave të operacionit janë arrestuar 22 persona. Sekuestrohen Cannabis Sativa, Heroinë, Kokainë e fara Cannabis Sativa.

Sot më datë 11.04.2017, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, nën koordinimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr.121 të vitit 2016, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, si dhe në bashkëpunim me DEA-n, SELEC  dhe autoritetet Greke të antidrogës në Athinë dhe autoritetet Maqedonase, ka finalizuar me sukses një hetim ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili ka nisur në muajin Qershor të vitit 2016.

Si rezultat i këtij hetimi si dhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me autoritetet Greke dhe Maqedonase me mbështetjen e SELEC-ut në Bukuresht, Rumani dhe DEA-s në Athinë/ Greqi, janë arritur rezultatet e mëposhtme;

Persona të arrestuar në kuadër të procedimit penal;

1.    Jorgo DULLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Tiranë
2.    Gazmend LLESHANAKU, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
3.    Aurel TOSKA, 37 vjeç, arrestuar sot në Pogradec,
4.    Isak ALLA, 55 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
5.    Jani (Ilir) MEÇJA, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
6.    Gëzim BALLA, 43  vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
7.    Arben PILINÇI, 45 vjeç, Podgorie, Korçë
8.    Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç, Podgorie, Korçë
9.    Arben ALUSHI, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier
10.    Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç
11.    Leo TAFA, 34 vjeç
12.    Eglantin TAFA, 36 vjeç
13.    Ardit TAFA, 21 vjeç
14.    Dorian TAFA, 35 vjeç
15.    Miklovan KUKA, 32 vjeç
16.    Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç
17.    Meto SKËNDERI, 39 vjeç
18.    Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.
19.    Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.
20.    Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.
21.    Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.
22.    Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.

Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.

Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;

•    244 kg e 818 gr Cannabis Sativa
•    425 fara kanabisi
•    1 kg e 30 gr heroinë
•    247.3 gr kokainë

Para dhe sende të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;

•    3140 Euro
•    25.000 Lekë
•    Tre automjete
•    10 telefona celular.

Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, kultivimit të lëndëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit, të gjitha këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Operacionet për arrestimin e personave të lartpërmendur si dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike janë zhvilluar në kohë të ndryshme dhe në qytetet e Fierit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës dhe në Athinë.

Nga hetimi ka rezultuar se pjesa më e madhe e Cannabis Sativa të sekuestruar është kultivuar në territorin e fshatit Ninsh, të njësisë Administrative Fratar Fier.

Më pas subjektet në bashkëpunim pasi përpunonin lëndën narkotike në banesa të këtij fshati, e trafikonin atë drejt Maqedonisë dhe Greqisë në itineraret Fier-Elbasan-Pogradec-Maqedoni dhe Fier-Elbasan-Korçë- Athinë / Greqi.

Për kalimin e lëndës narkotike përdorej kufiri i gjelbër.

Këta shtetas kishin ngritur një grup të mirëorganizuar i cili garantonte transportin e sigurtë të lëndëve narkotike deri në destinacionin final ku ishte edhe tregu i shitjes.

Gjashtë shtetasit e pare janë arrestuar në ditën e finalizimit të operacionit më datë 11.04.2

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al