Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës. Të arrestuarit janë Abdulla Bakia, 26 vjeç, banues Memaliaj dhe Blenart Meça, 36 vjeç, banues në Tepelenë.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia e Gjirokastrës thotë se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se janë të përfshirë në transportimin me qëllim tregtimin në doza të vogla të një sasie prej 9 kg e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar “Canabis Sattiva”.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
© ArgjiroLajm.net