• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragjedia e Dwamena-s, mjeku sportiv dhe aktorë të futbollit në Shqipëri akuza FSHF-së

13/11/2023
Tragjedia e Dwamena-s, mjeku sportiv dhe aktorë të futbollit në Shqipëri akuza FSHF-së

Tragjedia e ndodhur në Rrogozhinë një ditë më parë ku fatkeqësisht humbi jetën rrugës për në spital futbollisti Raphael Dwamena ka ngritur disa pikëpyetje.

Kush e lejoi 28-vjeçarin të lunte edhe pse vinte nga një e kaluar me probleme në zemër? Në rregulloren e FSHF-së thuhet se për tu rregjistruar çdo futbollist, ndër të tjera, duhet ti nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Këto të dhëna duhet të vijnë nga mjeku i klubit.

Mirëpo kjo është vetëm një nga pikëpyetjet. Në rregulloren e licensimit të klubeve thuhet se fushat e stërvitjes dhe stadiumet duhet të kenë një dhomë mjekësore të pajisur me defibrilator. Jo vetëm në Rrogozhinë, por në çdo stadium të Shqipërisë nuk ka një dhomë me defibrilator.

“FSHF ka të vetmen përgjegjësi, që të vendosë pikat mbi “i” tani. Me këtë që ndodhi sot që ishte dramatike, një aparat bën vetëm 800 euro. Presidentët e ekipeve nuk më dëgjojnë, kam qenë pesë vite te Kukësi dhe nuk e kanë marrë paçka se e kam ngritur me të madhe edhe në FSHF. Duhet defibrilator,”-u shpreh Mel Ostreni, mjek sportiv.

Mel Ostreni nuk është i vetmi që mban këtë qëndrim. Edhe ish-përgatitësi atletik i Kukësit, italiani Daniele Nervi, shkruan se ‘kjo tragjedi mund të ishte shmangur nëse defibrilatori është i detyrueshëm për të gjithë klubet’. Në fakt sipas rregullores së licensimit është, por që nuk zbatohet dhe për këtë federata nuk ka marrë masa.

Një qëndrim të ashpër për ngjarjen mbajti edhe gazetari e ish-komentatori Dritan Shakohoxha. Ky i fundit përveç ngushëllimit thotë se ‘kudo në botë nuk e lejuan të lunate, përveçse në Shqipëri. Zoti iu dënoftë more vrasës’,-mbyll reagimin Shakohoxha, duke iu referuar federatës shqiptare të futbollit dhe atyre që dhanë miratimin që futbollisti të zbriste në fushë kundër Partizanit.

Për ngjarjen e rëndë prokuroria ka ngritur një hetim, ndërsa me shumë gjasa klubi i Egnatias do të mbajë të hënën në Rrogozhinë homazhet për ndjerin Dëamena.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al