Një i moshuar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhivër, Bashkia Finiq. Sipas policisë, S.K, 70 vjeç, është gjetur i vdekur pa shenja dhune.
“Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thotë policia, ndërsa materialet hetimore për çështjen i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
©ArgjiroLajm.net









