• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri Daja gjen zgjidhjen te Dinamo, pushimi ndryshon ndeshjen

06/01/2026
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi

Dinamo e mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe në “Air Albania” duke fituar Superkupën e Shqipërisë me përmbysje. Avantazhi i pjesës së parë, nuk i mjaftoi rrogozhinasve që të ruanin trofeun, duke humbur në këtë mënyrë finalen e dytë radhazi kundër Dinamos.

Nga ana tjetër, Dinamo duket se ia ka marrë dorën rezultateve pozitive me përmbysje dhe në 3 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar, të tria sfidat i ka fituar në pjesën e dytë pasi në të parën ka qenë në disavantazhin e një goli. Kjo nisi që në sfidën kundër Vorës, kur Dinamo e pa shumë shpejt veten në disavantazh falë penalltisë së kthyer në gol nga Bardhi. Por, skuadra e Dajës diti të reagonte mirë në pjesën e dytë dhe fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1, ndeshje kjo që ishte e para të cilën Dinamo diti ta përmbyste. Vetëm pak ditë më vonë, kryeqytetasit kishin derbin e kryeqytetit me Partizanin, me këta të fundit që kaluan në avantazh vetëm pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Në të dytën, Dinamo u përgjigj mirë dhe 2 minuta pasi nisi sfida, Bregu barazoi e më pas ishin Guindo dhe një autogol i vendësve që i dha fitoren me rezultatin 1-3. Me të njëjtin rezultat, Dinamo fitoi edhe Superkupën ku golin e shënuar nga Ruçi në të parën, e përmbysi me lehtësi në pjesën e dytë falë golave të shënuar nga Bregu, Nani dhe Qefalija. Mesa duket, Daja e ka gjetur mënyrën se si mund të fitojë ndeshjet pasi pëson duke qenë se ky ishte problemi më i madh i Dinamos në javët e para të kampionatit. Deri në sfidën me Vorën, Dinamo nuk kishte fituar asnjëherë pasi kishte pësuar gol dhe ishte vetëm Elbasani, që la pikë pasi kishte shënuar e para, në ndeshjen e mbyllur me rezultatin 1-1. Vetë Daja foli para pak ditësh duke pranuar se kishte kritikuar futbollistët në dhomat e zhveshjes dhe se kishte ngritur tonin për shkak të paraqitjes së lojtarëve të tij.

DEKLARATA E DAJËS- Pas fitores ndaj Vorës në “Air Albania”, Ilir Daja u shpreh se skuadra nuk e kishte vlerësuar ndeshjen maksimalisht dhe këtu i drejtohej disa lojtarëve. Ai shtoi se e kishte ngritur zërin në dhomat e zhveshjes, gjë e cila në fakt rezultoi për mirë duke qenë se skuadra e tij shënoi 3 gola në të dytën, megjithëse njëri prej tyre u anulua nga dhoma e sistemit VAR për goditje dënimi në nisje të aksionit. “A ngrita zërin në pushim? Sigurisht, sepse unë rrallë do ndërroj në kohën e pushimit mes pjesëve. E bëra sot, sepse ndoshta nuk dua t’i justifikoj, ndoshta nga ngarkesa që kanë pasur, me intensitetin, me ndryshimin e terreneve nga reshjet, pashë që disa lojtarë e kishin marrë shumë lehtë një ndeshje që ishte shumë e vështirë për ne. Por në fund, i kam ngritur zërin, nuk është se ndodh rrallë”, shprehej trajneri i bluve.

3 FITORE RADHAZI Këtë sezon, Dinamo ka pasur oshilacione të shumta dhe pas një serie rezultatesh negative, kanë ardhur fitoret. Kur dukej se gjërat kishin ndryshuar dhe se Dinamo ishte gati për të vijuar me këtë ecuri, blutë ndaleshin sërish në barazim ose në humbje dhe në asnjë rast në këtë sezon, nuk kishte arritur të bënte 3 fitore radhazi. Kjo është hera e parë për Dinamon që ka fituar 3 sfida të njëpasnjëshme dhe për çudi, të trija këto sfida i ka fituar në Tiranë. 2 prej ndeshjeve kanë qenë në kampionat dhe e fundit në Superkupë, ndërkohë që mbetet ende në fuqi “mallkimi” për 3 ndeshje radhazi në kampionat. Dinamo do të rikthehet në fushë ditën e shtunë në Kupën e Shqipërisë, ku përballë do të ketë Burrelin, ndërkohë që në kampionat do të luajë të hënën e datës 15 janar, ku do të udhëtojë drejt Durrës në një sfidë për “hakmarrje” ndaj Teutës si edhe për të realizuar “tripletën” e fitoreve në kampionat.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Napoli shmang humbjen ndaj Veronës, 4 gola në ndeshjen e Serie A
Sport

Napoli shmang humbjen ndaj Veronës, 4 gola në ndeshjen e Serie A

07/01/2026
Liverpool, Van Dijk: Ndaj Arsenal betejë e madhe, duam fitoren
Sport

Liverpool, Van Dijk: Ndaj Arsenal betejë e madhe, duam fitoren

07/01/2026
Trajneri i Trabzonsporit i revoltuar, kërkon zëvendësues për Ernest Muçin: Duan 10 milionë euro dhe…
Sport

Trajneri i Trabzonsporit i revoltuar, kërkon zëvendësues për Ernest Muçin: Duan 10 milionë euro dhe…

07/01/2026
E rëndë! U përpoq të bënte selfie me të dashurën, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe ndërron jetë menjëherë
Sport

E rëndë! U përpoq të bënte selfie me të dashurën, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe ndërron jetë menjëherë

07/01/2026
Apolonia si test, Egnatia mes Kupës dhe kampionatit
Sport

Apolonia si test, Egnatia mes Kupës dhe kampionatit

07/01/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

Vora mbulon boshllëqet, dy afrimet e para me fokusin te mbijetesa

07/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

07/01/2026
Bradley Cooper ka bërë operacione plastike?

Bradley Cooper ka bërë operacione plastike?

07/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al