Tekniku i Vllaznisë, Edi Martini, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Flamurtarit.
“Tradhti nga Bismark? “Normalisht nuk duhet ta bënte atë veprim, veprim që nuk kishte asnjëlloj justifikimi. E bëri dhe kështu është futbolli.
Goli? Më dhemb më tepër. Njëherë na erdhi në 100 minuta në portë Vlora, erdhi me një krosim pa shumë pretendime, një kthim në zonë dhe të dy stoperat aty. Ulet topi pa gjë të keq, nuk ndërhymë në kohën e duhur. Më dhemb shumë. Sa i përket karakterit, luajtëm më mirë në pjesën e dytë se në të parën. Në pjesën e parë duheshim më agresivë. Shkojmë shumë lehtë për golin, mendojmë se bëhet lehtë, duhet më agresivë. Nuk është e lehtë të bësh gol. Fol sa të duash që ndeshje e mirë, sot mungojnë 3 pikë që dhembin në tabelën tonë.
Frenim? Nuk mendoj për asnjë moment, do vazhdojmë ritmin, mënyrën e lojës sonë. Po me agresivitet. Kemi ndeshje shumë të vështirë këtë javë në Rrogozhinë. Duhet të bëjmë lojën tonë, të shohim përpara dhe mos shohim mbrapa çfarë bëjnë kundërshtarët. Jemi në vend të parë, do vazhdojmë ta mbajmë dhe na del shumë punë për të bërë.
Ndërrimet? Nuk na qëlloj për asnjë moment loja në sulm, dhe me Pusin dhe Muratajn në fund. Donim gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, pavarësisht se 20 minuta ishim përpara. Shumë aventurë, nëse do bënim ndërrim më shpejt. Mund të dëmtohej ndonjë tjetër. Duhen planifikuar edhe dëmtimet. Më vjen keq sepse patëm shumë raste, sidomos në pjesën e parë, pavarësisht se pjesën e dytë qarkulluam topin. Ishim të nervozuar në pjesën e dytë. E donim me patjetër golin. Ajo që më dhemb ishte pjesa e parë, shkuam shumë lehtë te portë. Më dhemb, duhet të ishim më agresivë në pjesën e parë.
Të humbësh gjithato raste, të pësosh me një rast dhe një gol, ndodh edhe kjo. Nuk mund ta quaj Flamurtarin një ekip të vogël. Nuk ka ekipe të vogla sot, të gjitha të forta. Nuk është kollaj të fitosh me asnjë kundërshtar. Patëm shumë raste në pjesë të parë, duhet të shënonim dhe do ishim më të qetë. Gjithmonë në futboll nuk fiton më i mirë”.









