• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani, trajneri Kërnaja: Jemi gati për Dinamon, kam studiuar kundërshtarin

08/03/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

Partizani do të përballet të hënën ndaj Dinamos, në ndeshjen e Superiores. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

Si është gjendja e skuadrës –Kërnaja: Atmosfera është e mirë në ekip panvarësisht largimit nga një objektiv që ishte kryesor për ekipin tonë. Djemtë kanë treguar që në fushë dinë të luajnë shumë mirë. Këtë muaj që kanë luajtur janë paraqitur jashtëzakonisht shumë mirë dhe shpresojë që të vazhdojmë po kështu edhe ndeshjen me Dinamon.

Eshtë momenti që të merrni fitoren e parë ndaj Dinamos –

Kërnaja: Eshtë e vërtetë që me Dinamon është ndër të vetmet ekipe që kemi patur rezultate negative. Në dy fazat e para kanë qenë episodet, sidomos në ndeshjen e fundit do të veçoja episodin në minutën e 86 kishim dy lojtarë tanë kundër portierit të Dinamos. Shpresoj që të kemi korrigjuar disa gabime që kemi bërë ndoshta atëherë dhe sigurisht ne do të hyjmë vetëm për 3 pikët.

 

Një fitore në derbi ju jep vendin e katërt –

Kërnaja: Nuk është që është një ndeshje jashtëzakonisht shumë vendimtare sepse janë edhe 9 ndeshje të tjera, ka ndeshje përsëri. E mira është që jemi në lojë, jemi aty çdo gjë varet nga këmbët tona nuk varemi nga të tjerët. E kam thënë edhe më përpara nëse ne vazhdojmë të marrim pikët tona nuk do të shikojmë fare për të tjerët dhe do vazhdojmë. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë, e luftuar nga të dyja ekipet duke qenë se edhe Dinamo pas atyre rezultateve negative tashmë e ka rregulluar duke fituar 3 ndeshjet e fundit. Kështu që t’ia lëm fushës.

Keni ndonjë shqetësim përpara kësaj sfide –

Kërnaja: Jo asgjë nuk na shqetëson, çdo gjë është në rregull. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Jemi munduar të rekuperojmë pak lodhjen nga 120 minutave nga ndeshja me Elbasanin, por duke parë që mund të kemi edhe disa djem që janë të freskët çdo gjë është e gatshme. Kontigjenti është ata që janë. Kuptohet mungesat dihen janë afatgjata nuk dua ti përmend tani sepse janë ripërsëritur në çdo konferencë që mungojnë Marku, Preka, Keko kanë dëmtime të gjata. Por kontigjenti është ne nuk kemi vuajtur asnjëherë. Edhe kur e kam thënë më përpara shikohej me shumë habi, por kontigjenti është kjo është e mira e klubit. Kemi shumë lojtarë, shumë elementë të gatshëm për ndeshjen.

Objektivi tashmë mbetet kampionati –

Kërnaja: Djemtë së bashku me ne stafin do të bëjmë atë që kemi bërë deri tani të gjithë bashkë si grup. Të japim maksimumin, të vrapojmë, të derdhim djersë në çdo centimetër të fushës dhe sigurisht që rezultati do vij.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët
Sport

Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët

23/04/2026
Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/ Presidenti i Federatës Shqiptare, Skënder Anxhaku: Platformë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë
Sport

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/ Presidenti i Federatës Shqiptare, Skënder Anxhaku: Platformë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë

23/04/2026
Real Madrid, Perez shpëton ekipin, merr përsipër “faturën” e dështimit
Sport

Real Madrid, Perez shpëton ekipin, merr përsipër “faturën” e dështimit

23/04/2026
Tenton “tripletën”, Bayern “prek” finalen e kupës pas 6 viteve, Kompany: Shumë i rëndësishëm rikthimi në finale, jemi në garë për të fituar gjithçka
Sport

Tenton “tripletën”, Bayern “prek” finalen e kupës pas 6 viteve, Kompany: Shumë i rëndësishëm rikthimi në finale, jemi në garë për të fituar gjithçka

23/04/2026
Chivu “zbut” Calhanoglu, Inter gati t’i ofrojë rinovimin
Sport

Chivu “zbut” Calhanoglu, Inter gati t’i ofrojë rinovimin

23/04/2026
Chivu “zbut” Calhanoglu, Inter gati t’i ofrojë rinovimin
Sport

Chivu “zbut” Calhanoglu, Inter gati t’i ofrojë rinovimin

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

MrBeast përballet me padi nga ish-punonjësja për diskriminim dhe ngacmim

MrBeast përballet me padi nga ish-punonjësja për diskriminim dhe ngacmim

23/04/2026
Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët

Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al