• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Transferta e Teutës, për Partizanin është si finale. Tashmë llogaritë bëhen për mbijetesën

09/11/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Partizani padyshim që po kalon edicionin më të vështirë, që prej rikthimit në Superiore. Ishte viti 2013, kur të kuqtë iu bashkuan ekipeve të elitës për të shtuar rivalitetin

Nga ajo koha ka mbetur vetëm Teuta në çdo edicion, pasi pjesa tjetër ka provuar kategoritë inferiore. Tashmë janë të kuqtë, që e gjejnë veten në një pozitë të vështirë. Flamurtari e hapi javën e 11-të të Superiores me fitore ndaj Bylisit.

Vlonjatët numërojnë vetëm 1 pikë më pak se Partizani, që në anën tjetër do të sfidojë Teutën në transfertën e Durrësit. Ky takim do të marrë jetë sot, prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Partizani rrezikon, që nëse Tirana fiton ndaj Vorës, të mbajnë vendin e nëntë në renditje. Pa ndeshjet e së dielës, padyshim mund të thuhet se ky është një nga sezonet më të vështira në historinë e gjithë klubit.

POZICIONI- Partizani ka vetëm 9 pikë nga 30 të mundshme në dhjetë javë të luajtura. Shifër që e shoqëruar me golavarazhin -9 dhe pesë humbjet, tregon se ë kuqtë nuk trembin asnjë kundërshtar në fushën e blertë. Mund të thuhet se është kampionati më i keq që Partizani po zhvillon sepse në dy raste të ngjashme, sërish të kuqtë kanë qenë më mirë pozicionuar në renditje. Partizani me Ilir Dajën në sezonin 2021/22, numëronte 12 pikë pas dhjetë ndeshjesh. Golavarazhi asokohe ishte +1, ndërsa ekipi mbante vendin e gjashtë. Në sezon tjtër të vështirë, pikërisht 2017/18, Partizani e niste mjaft keq. Ekipi grumbullonte 11 pikë dhe sërish ndodhej si vend i gjashtë, por me golavarazh – 3. Statistikat tregojnë se ky është sezoni më i errët duke marrë parasysh se me 9 pikë mbahet vendi i tetë. Flamurtari numëron 1 pikë më pak, ndërsa Tirana me 6 pikë mban vendin e fundit. 2008/09- Partizani ka një edicion që e ka nisur më keq se tani. Historia rikthen vitin e errët 2008/09, kur në përfundim të dhjetë javëve ishin regjistruar vetëm 6 pikë. Partizani reagoi mjaft vonë, ndërsa në fund vendosej si vend i dhjetë nga 12 skuadra duke shkuar në “play-out”. Aty ku për të kuqtë ndodhte tragjedia, pasi Kastrioti e fitonte finalen.

PRITSHMËRITË– Te Partizani kishte pritshmëri të mëdha në fillim, megjithatë iluzionet e fitores në javën e parë u larguan që në shtator. Vetëm Isgandarli rezulton golashënues, ndërsa Kërnaja dhe pjesa tjetër e kanë trajtuar si ngërç atë që ekipi po kalon. Për këtë çdo takim shikohet si finale ku fitorja tregohet si objektiv i vetëm. Çdo rezultat tjetër nuk do e nxjerrë Partizanin nga kriza. Është fillimi dhe vendi i parë, Vllaznia e Elbasani, numërojnë nga 11 pikë më tepër.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24
Sport

“Janë e ardhmja e vendit”, Lorik Cana në krah të studentëve, thirrje institucioneve: Gjeni zgjidhje

19/10/2026
Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24
Sport

Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
Legjionarët/ Mirlind Daku realizon dopietë ndaj ish skuadrës së tij, “lum” golash nga Turqia – Balkanweb.com – News24
Sport

Legjionarët/ Mirlind Daku realizon dopietë ndaj ish skuadrës së tij, “lum” golash nga Turqia

19/10/2026
Legjionarët/ Mirlind Daku realizon dopietë ndaj ish skuadrës së tij, “lum” golash nga Turqia – Balkanweb.com – News24
Sport

Legjionarët/ Mirlind Daku realizon dopietë ndaj ish skuadrës së tij, “lum” golash nga Turqia – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
“Abissnet Superiore”/ Egnatia konfirmon momentin pozitiv, mund pastër Vllazninë. Debutim me humbje për Karoglan, Vora “thyen” të kuqtë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Abissnet Superiore”/ Egnatia konfirmon momentin pozitiv, mund pastër Vllazninë. Debutim me humbje për Karoglan, Vora “thyen” të kuqtë

19/10/2026
PESHËNGRITJE/ Spektakël i Ertjan Kofshës, i dhuron Shqipërisë dy medalje në Europianin U-23 – Balkanweb.com – News24
Sport

PESHËNGRITJE/ Spektakël i Ertjan Kofshës, i dhuron Shqipërisë dy medalje në Europianin U-23 – Balkanweb.com – News24

19/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24

“Janë e ardhmja e vendit”, Lorik Cana në krah të studentëve, thirrje institucioneve: Gjeni zgjidhje

19/10/2026
Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24

Gjeni zgjidhje – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al