Përmeti është përfituesi i tre projekteve të tjera, që kanë të bëjnë me rehabilitimin e rrugës që të çon në Doganën e Tre Urave, rrugën që shkon drejt Kolonjës dhe një program zhvillimi bujqësor, projekte këto të përfshira në hartën e investimeve të mbështetura prej Delegacionit të BE-së në vendin tonë. Lajmin e jep ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte dje në Përmet bashkë me ambasadoren Romana Vlahutin.
“Me e rendesishmja eshte hartimi i nje plani zhvillimi turistik dhe bujqesor per te gjithe zonen Permet-Kelcyre. Ky program do te mbeshtetet fuqishem nga Bashkimi Europian. Nuk mundet qe kjo krahine qe ka prodhur krenarine e elitave shqiptare dhe qe mban gjalle traditat si rrallekush t’i lihet rastesise, improvizimit, dhe te genjehet me therrime apo me çikerrima individuale. Jam shume e lumtur qe Permeti po arrin te shpalose potencialet dhe burimet e veta kulturore dhe natyrore duke terhequr keshtu vemendjen e plote e serioze te donatoreve me te fuqishem per te zhvilluar sebashku”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.
/ArgjiroLajm.net