• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tre shqiptarë të arrestuar për drogë në Itali, grupi u zbulua pas seksit me një adoleshente italiane

30/08/2018
Operacion antidrogë, arrestohen 6 persona

Një adoleshente italiane ka shitur trupin e saj për të kënaqur dëshirat e të dashurit dhe shokut të këtij të fundit për kokainë. Shërbimet seksuale të vajzës raportohet se u janë dhënë dhe shpërndarësve shqiptarë të drogës, në këmbim të ‘mallit’. Lajmi bëhet i ditur këtë të enjte nga mediat italiane, që raportojnë se lidhur me këtë histori ku është ndërthurur trafikimi i drogës dhe prostitucioni janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë.

Siç raporton “Il Resto Del Carlino”: Ndaj dy italianeve nga komuna Bellaria, Antimafia e Bolonjas ka ngritur akuzat për ndikim dhe shfrytëzim të prostitucionit me të mitur dhe A. T. 34 vjeç e M. G. 46 vjeç, janë arrestuar pas një urdhri nga prokuroria. Të dy akuzohen se kanë detyruar një vajzë 16 vjeçe, italiane me banim në Rimini, të prostituohej me qëllim që ata të kishin para të paguanin drogën që merrnin nga grupi i trafikantëve shqiptarëve.

Historia e prostitucionit ndërthuret me një tjetër hetim, atij për drogën, i kryer nga karabinierët e stacionit të Bellaria-s, e që ka zbuluar tre shqiptaret e arrestuar.

Faktet datojnë në vitin 2017. Vajza 16 vjeçe largohet nga banesa shumë herë dhe e ëma ndihet e alarmuar. Druhet se e bija mund të ketë përfunduar në shoqëri të keqe. Në profilin në Facebook të vajzës, zbulon se ajo ka shoqëri me një 34-vjeçar nga Bellaria. Në foton që poston duken paketime me drogë. Hetimet e karabinierëve fillojnë të zbulojnë çfarë fshihet pas trafikut të drogës.

Dalin në skenë tre shqiptarë, shpërndarës droge që furnizonin dy italianët, por hetimi zbulon gjithashtu edhe një histori prostitucioni: Vajza 16 vjeçe, e dashuruar me 34-vjeçarin nga Bellaria, prostituohet.

Hetimi i kalon në kompetencë Antifmafias së Bolonjas. Zbulohet se adoleshentja shoqërohet me një makinë tip “Alfetta” (prodhim i Alfa Romeo) për tu prostituuar në Rimini, në banesa. Paguhet nga 20 deri në 1.500 euro. Tarifa më e shtrenjte është për të kaluar një natë me klientë të moshuar. Të gjithëve u thotë se është 18 vjeçe. Paratë që mbledh, përdoren për të paguar drogën. Edhe vajza gjithashtu bëhet e varur nga droga. Disa herë ajo është përdorur edhe si “mall shkëmbimi”: seks në këmbim të kokainës dhe ajo shet trupin e saj të shpërndarësit shqiptarë, te të paktën dy prej tyre, të arrestuar më herët në hetimin tjetër për drogë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në pranga kanë përfunduar edhe dy italianët. Pritet që këtë të enjte të dalin para gjykatës.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al