Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas protestës së djeshme të opozitës para Kryeministrisë. Përmes një video-mesazhi të publikuar në Tik Tok, Berisha ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin dhe shprehet se opozita do të kalojë nga një fitore në fitoren tjetër, me destinacion final shpëtimin e Shqipërisë.
“Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur!
Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!” shprehet Berisha.