• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu bën një deklaratë të pazakontë në Gjirokastër: PD lë shumë për të dëshiruar në qendër dhe në degë…

12/07/2018
Tritan Shehu bën një deklaratë të pazakontë në Gjirokastër: PD lë shumë për të dëshiruar në qendër dhe në degë…

Mbledhja e aktivit e thirrur me urgjencë nga Partia Demokratike në Gjirokastër nuk solli ndonjë gjë të re, përveç se një lloj transferimi të debatit politik që zhvillohet në Tiranë mes opozitës dhe qeverisë. Në një pjesë të madhe të fjalës së tij, deputeti Tritan Shehu dhe kryetari Roland Bejko, folën për shembjen e Teatrit Kombëtar, si një çështje simbol sipas tyre, të makutërisë dhe korrupsionit qeveritar. Dhe siç bën shpesh në takime të tilla, deputeti Shehu nuk harroi as kësaj radhe të akuzonte Ramën për shkatërrim të marrëdhënieve me Greqinë dhe aludoi se tashmë po i bëhen lëshime palës greke për marrëveshjen me detin, për t’i rivënë këto marrëdhënie.

Në fjalën e deputetit të Gjirokastrës, nuk mungoi as autokritika e tij për PD-në. Ai tha se kjo parti akoma lë shumë për të dëshiruar, si në qendër ashtu edhe nëpër degë, një deklaratë kjo disi e pazakontë dhe që shton në një farë mënyre mosbesimin e madh në radhët e opozitës.

“Ka vetëm një rrugë. Ne duhet të bëhemi magnet për të tërhequr njerëz rreth vetes, për t’u shtuar, për t’u zgjeruar. Lemë shumë për të dëshiruar akoma, edhe në qendër edhe në degë. Duhet të përmirësohemi shumë, të nxjerrim mësim. Ju të na thoni cfarë të përmirësojmë, si do t’i përmirësojmë strukturat, si do të jemi afër njerëzve. Shtatori erdhi”, u shpreh Shehu.

Sipas deputetit të Gjirokastrës në muajin shtator PD do të nisë një aksion politik të gjerë për largimin e qeverisë, ndërsa kryetari Basha po përgatitet për këtë lëvizje të re.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Al Nassr humbet sërish, goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Hilal vijon kryesimin

“Ujk” i vjetër, Ronaldo shënon 3 gola dhe shkon 15 gola larg objektivin historik

29/10/2026
RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al