• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu bën takimin e ‘lamtumirës’ në Gjirokastër

27/12/2020
Tritan Shehu bën takimin e ‘lamtumirës’ në Gjirokastër

Pasi komisioni “Ruli” e skualifikoi nga gara e mëtejshme për deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka zgjedhur një strategji tjetër me shpresën se do t’i imponohet Lulzim Bashës për të qenë sërish në krye të listës së kandidatëve të qarkut Gjirokastër. Fillimisht nxitoi të bënte disa deklarata publike se nuk e njihte vendimarrjen e atij komisioni, por i besonte Bashës dhe forumeve të tjera në parti. Ndërkohë sot sajoi një takim me strukturat vendore të PD-së në rang qarku, që më shumë ngjante si takim lamtumire nga Gjirokastra sesa si takim shprese për zgjedhjet e 25 prillit. Le më pastaj që ishte në shkelje të plotë të masave antiCovid pasi në sallë kishte më shumë se 10 persona dhe shumica pa maska, por kjo është temë tjetër.

Duke përdorur Dasho Alikon, i cili është më i zellshmi ndër të gjithë kur është fjala për t’i vënë në gojë fjalë që as i ka shkruar vetë e as i beson, u njoftua se “drejtuesi i qarkut Tritan Shehu” do të zhvillonte takim me strukturat e PD-së në qark. Problemi është se Basha nuk i ka përcaktuar ende drejtuesit politikë të qarqeve. Javën që shkoi u zyrtarizua vetëm Shkodra, Fieri e Vlora. Për Gjirokastrën nuk ka ende asnjë emër. Madje procesin e zgjedhjeve të brendshme e koordinoi Ervin Salianji. Ajo që bëri Tritan Shehu me takimin e sotëm është thjesht një përpjekje e dëshpëruar e tij për t’i bërë përshtypje Lulzim Bashës, për t’i treguar se ai gëzon mbështetje në Gjirokastër dhe prandaj e meriton të jetë sërish drejtuesi politik i qarkut.

Në takim ra në sy mungesa e shumë prej anëtarëve të Kryesisë së PD-së apo drejtuesi i Forumit Rinor. Mbetet për t’u parë se sa Basha do e hajë presionin imagjinar të Tritan Shehut, me gjoja mbështetjen e gjerë që ai gëzon në qark dhe pretendimin se ai është i denjë për të udhëhequr PD-në drejt betejës më të rëndësishmë elektorale që nga vitet ’90. Tritan Shehu është një humbës recidivist në Gjirokastër. Humbi zgjedhjet lokale të vitit 2015, humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe zgjedhjet e 2019 që dihet si shkoi historia. Me të në krye PD-ja do të koleksionojë një tjetër humbje të thellë më 25 prill.

Është shumë e thjeshtë, përveç ligjërimit të tij politik të neveritshëm, Tritan Shehu i përket një epoke tjetër që s’ka lidhje fare me PD-në e sotme. Është si një njeri i ardhur nga shekulli i kaluar që nuk frymëzon dot as ata që ishin në takim nga halli se s’kanë ku shkojnë tjetër, thjesht presin mbase vijnë në pushtet për të kapur ndonjë drejtori, jo më të frymëzojë elektoratin përtej strukturave të PD-së. Si për të përforcuar më shumë këtë vlerësim tonin, kishte edhe një detaj nga takimi i sotëm.

Tritan Shehu iu tregonte demokratëve që rrinin kokëulur e dëgjonin nga halli, se ai përpara se të vinte në Gjirokastër kishte komunikuar në telefon me Berishën dhe se atij iu bë zemra mal e i përcolli të fala, madje i pati thënë se të gjithë ishin miqtë e tij. Tipike nga ato mufkat që thuheshin në fillim të viteve ’90 për të ‘eksituar’ militantët trushplarë. Tritan Shehu është i asaj kohe dhe kurrsesi nuk mund të çojë sot përpara PD-në e vitit 2021. Vetë demokratët që heshtin nga frika se s’kanë ku shkojnë, i bëjnë më shumë dëm vetë PD-së sesa partive të tjera në garën e 25 prillit. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Basha. A do ta përsërisë gabimin e vitit 2017 me Tritan Shehun në krye apo do t’ia japë dikujt tjetër drejtimin e qarkut Gjirokastër, ku PD-ja do të ketë një betejë të ashpër me LSI-në për mandatin e dytë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tani mendjen te titulli – Balkanweb.com – News24

Dinamo, Daja: Derbi i veçantë ndaj Tiranës, pres fitore

28/10/2026
UEFA Youth League/ Partizani U-19 luan ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Hradec Králové

UEFA Youth League/ Partizani U-19 luan ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Hradec Králové

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al