Tritan Shehu që prej kohësh bërtet e akuzon në Facebook për dështimin e qeverisë me pandeminë, ca nga sensibiliteti i tij i lartë për këtë çështje duke qenë se është mjek me profesion dhe ca nga nevoja për të bërë politikë, kur vjen puna te zbatimi i kufizimeve antiCovid, është i pari që i shkelë haptaz. Nuk është hera e parë që ish-deputeti i PD-së dhe aktualisht drejtuesi politik në qarkun Gjirokastër, zhvillon takime elektorale me një numër njerëzish më tepër se 10 persona dhe mes tyre ka gjithashtu të pranishëm pa maska. Takimi i fundit u zhvillua në Përmet. Ndërkohë policia sot njoftoi se kishte gjobitur me 50 mln lekë të vjetra Edmond Spahon në Korcë për shkelje të kufizimeve antiCovid në takimet elektorale. Një gjobë të tillë e mori para disa ditësh edhe ministri Blendi Klosi në Berat.
©argjiroja.net