• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu i heq Gjirokastrës identitetin osman: Është i përkatësisë europiane! Po ç’është në fakt?

28/02/2018
Tritan Shehu i heq Gjirokastrës identitetin osman: Është i përkatësisë europiane! Po ç’është në fakt?

Një debat se çfarë është Gjirokastra ka shpërthyer në komisionin parlamentar të Kulturës dhe Medias, ku ministrja Kumbaro u thirr për të raportuar mbi dëmtimin e disa monumenteve gjatë reshjeve e përmbytjeve të kohëve të fundit. Në qendër qe dhe Kalaja e Gjirokastrës, murret e së cilës kanë pësuar disa çarje e dëmtime. Dhe në këtë moment, pas një zë i opozitës e krahasoi atë me Halepon në Siri, shkatërrimin pra të këtij qyteti historik nga lufta, pati një debat mes kundërshtarësh politikë mbi këtë krahasim, që nga ana e mazhorancës u quajt i pavend.

Por në një moment, deputeti Tritan Shehu, i cili tha se i dhimbte qyteti pasi ishte dhe vetë gjirokastrit, tha për të se është i “përkatësisë europiane”. Po ashtu, pati dhe një zë nga mazhoranca që tha se krahasimi i Gjirokastrës me Halepin nuk mund të bëhej pasi ky qytet sirian ka qenë një ndër kryeqendrat e Perandorisë Osmane; pra sipas tij ishte dhe statusi historik i Gjirokastrës pa lidhje me qytetin e njohur të Lindjes së Mesme.

Dhe këtu është rasti për t’u sjellë në kujtesë fakti se monumentalizmi i Gjirokastrës kryekreje osman. Është tipikisht një qytet osman, e mu për këtë është dhe në UNESCO, prej atyre veçorive arkitekturale që gjenden vetëm në hapësirat e ish-sundimit osman e askund tjetër në hapësira të kulluara europiane. Përfshirë dhe faktin se qyteti ka patur 16 xhami.

Eshtë tjetër nëse thua se prej aty kanë dalë vlera europiane, në kuptimin e individualiteteve, siç mund merret Kadareja si model. Por Gjirokastra, në rrënjët e pamjen e saj është tërësisht osmane, gjithnjë nëse i referohesh spektaklit të saj arkitektural në faqen e malit. Madje dhe banesa më përfaqësuese, ajo e Zekatëve (foto kryesore), ka si detaj “jo-europian” pikërisht mbiemrin e fisit ndërtues e zotërues – Zekat – term që i përket fjalorit islam, pasi bëhet fjalë për detyrimin që duhet të jepet në bazë të pasurisë – një lloj takse e Zotit. /tesheshi.com/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sfida e fundit e 2025-ës, ndaj Pisës Spalletti pret konfirmime nga 3 lojtarë

Sfida e fundit e 2025-ës, ndaj Pisës Spalletti pret konfirmime nga 3 lojtarë

25/12/2025
Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself

Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al