• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu: Ju shqiptarë duhet të ulërijnë fort në këtë ditë, regjimi ju ka lënë rrugëve. Po vjen Jugosllavia e re

23/08/2021
Tritan Shehu: Ju shqiptarë duhet të ulërijnë fort në këtë ditë, regjimi ju ka lënë rrugëve. Po vjen Jugosllavia e re

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ndërsa ka përkujtuar viktimat e regjimit aktual të Tiranës, sot në Ditën e viktimave të regjimeve totalitare e autoritare, i është kundërvënë Qeverisë, duke thënë se viktima të këtij regjimi janë ata mijëra të vdekur, edhe nga Covid-i.

Ai thotë se kjo Qeveri nuk u siguron këtyre të fundit as të drejtën elementare, atë të shëndetësisë falas.

“Shqiptarët duhet të ulërijnë fort pikërisht në këtë ditë”, është shprehur ai.

Shehu gjithashtu ka thënë se viktima të këtij regjimi janë ata qindra mijëra, që u detyruan të braktisin vendit në tetë vite nga diskriminimi, varfëria, pasiguria, pamundesia për mbështetje arsimore, shëndetësore, etj.

“Janë viktima të këtij regjimi ata që për të siguruar “kafshatën” detyrohen të punojnë nën pushtetin e trafikantëve në fushat e kanabisit në Shqipëri etj, produkt i përbashkët i këtij regjimi me krimin. Janë viktima të këtij regjimi ato vajza, që detyrohen të prostituojnë kudo, sepse ky regjim i la në mes të katër rrugëve”, thekson më tej.

“Në fakt është viktimë e këtij regjimi i gjithë ky popull për varfërinë, pa punësinë, mungesën e mbështetjes sociale, etj, për deformimin e thellë të demokracisë, që ky regjim ka realizuar.

Janë viktima të këtij regjimi të gjithë shqiptarët, edhe në Kosovë, për goditjen e rëndë, që i dha interesave kombëtare nëpërmjet mekanizmave si “Jugosllavia e Re”, ndryshimi i kufijeve, vendosja e Vuçiçit si lider i Ballkanit etj, me pasoja të rënda afat gjatë.

“Dhe në fund të kësaj liste, që mund të zgjtatet pa fund krimesh të këtij regjimi, po vendos devijimin, që ky po i bën rrugës europiane e Perëndimore të të gjithëve ne, për të na degdisur diku larg në Lindje. Sepse, këta regjime janë të papranueshëm për demokracitë, për Europën, Perëndimin dhe e kanë strehën diku larg në skutat lindore.

Pikërisht aty ku fatkeqësisht të tilla regjime po shtohen dhe po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme për vlerat, liritë, demokracinë, si po ndodh me vendin tonë”, përmbyll Shehu.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al