Tritan Shehu nuk ka reaguar pas akuzave të Halim Kosovës për tenderin korruptiv prej 500 mijë dollarësh për ilacin e fëmijëve të sëmurë me leuçemi. Deri më tani s’ka asnjë reagim nga drejtuesi politik i PD-së në Gjirokastër edhe pse bëhet fjalë për akuza shumë të rënda dhe që vijnë nga brenda radhëve të Partisë Demokratike. Kujtojmë që Halim Kosova ishte Ministër Shëndetësie gjatë muajve të fundit të qeverisjes së PD-së. Ndërkohë Tritan Shehu vijon fushatën në Gjirokastër. Në një postim në Facebook ai thotë se shqiptarëve ju janë vjedhur 400 euro për frymë vetëm vitin e kaluar.
“Ne kete situate e ka katandisur Gjirokastren e krejt vendin keqqeverisja, korrupsioni. Vetem ne vitin e kaluar shqiptareve ju kane vjedhur 400 euro per fryme.1.2 miliard euro i kane marre borxh keto dy vite e gjysem. ❌Ku shkuan??? keni pare ndonje investim, rruge, ura, spitale, ulje taksash per ju kete periudhe?? a keni pare te hapet ndonje vend pune?”, shkruan Shehu pa dhënë më parë asnjë shpjegim për akuzat e Halim Kosovës se ai ndërhyri në tenderin me vlerë 500 mijë euro.