• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu: Shqipëria s’ka program vaksinimi, situata është në kaos të plotë

15/01/2021
Tritan Shehu: Shqipëria s’ka program vaksinimi, situata është në kaos të plotë

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për procesin e vaksinimit ndaj Covid-19, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për 5.5 milionë doza të vaksinës. Shehu theksoi se ka dyshime për mënyrën kontrabandë të ilaçeve.

“Ka pasur vonesa të mëdha në fillime për vaksinat. Jemi në një situatë ku procesi i vaksinimit, ngre dyshime për mënyrën kontrabandë në Shqipëri. Vaksina është mënyra e vetme për të shpëtuar nga Covid. Por, gjithçka lidhet me ritmet e vaksinimit dhe kur do mbarojë ky vaksinim.

Shqipëria ka nevojë për rreth 5.5 milionë dosa vaksinash dhe ndaj jemi larg shifrave që deklaron kjo qeveri. Duhet të vaksinohet 70 për qind e popullatës. Covax është organizëm që është bërë për vende të pazhvilluara, prandaj kemi thënë që kontaktoni direkt me vendet e BE”, tha Shehu.

Tritan Shehu vlerësoi se qeveria duhet të paraqesë certifikatën e origjinës së vaksinës.

“Çdo vaksinim që bëhet në vend duhet të jetë e certifikuar. Duhet të paraqitet certifikata e transportit të mallit. Është i detyruar që të nënshkruajë titullari i ministrisë. Duhet ditur burimi farmaceutik i mallit. Të ketë transparencë për mallin. Kam dyshime për mënyrë kontrabandë të ilaçit. Kjo tregon qartësisht se në Shqipëri nuk funksionon Agjencia e Barnave dhe institucionet e tjera.

Thjesht gjithçka është arritur me një urdhër të kryeministrit. Këto janë gjëra që nuk bëhen me sigurira personale, por bëhen në mënyrë institucionale. Ka për këtë punë komisione njerëzish. Imagjinoni Mitsotakis dhe kryeministra të tjerë të thonë që e di unë se është e sigurt e nuk ua them nga kanë ardhur”, u shpreh Shehu.

Më tej, Shehu theksoi se duhet që të ketë një program vaksinimi, duke thënë se situata është në amulli të plotë.

“Duhet të ketë program vaksinimi, e shoqërohet me llojet e vaksinave që duhen bërë. Këtu nuk ka asnjë program vaksinimi. Soreca tha se qeveria shqiptare nuk ka program vaksinimi.

Nëse do vazhdojmë kështu, procesi do jetë i ngadaltë, duke ekspozuar vendin dhe njerëzit ndaj rreziqeve. Situata nga Covid në vend paraqitet problematike. Nuk ka strategji të gjurmimit të personave të kontaktit. Situata është në amulli të plotë. Farmacitë të furnizohen me teste të shpejta”, përmbylli Shehu./BW

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë dhurate i mori Mbreti Charles mbesës Charlotte gjatë vizitës në Irlandën e Veriut?

Çfarë dhurate i mori Mbreti Charles mbesës Charlotte gjatë vizitës në Irlandën e Veriut?

20/05/2026
Transferim rekord, Muçi futet në historinë e Trabzonspor

Transferim rekord, Muçi futet në historinë e Trabzonspor

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al