Në fjalën e tij në seancën plenare të ditës së sotme, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka përmendur problematikat e qytetit të Gjirokastrës. Pak kohë më parë Shehu e ka krahasuar Gjirokastrën me Alepon sepse aty është shkatërruar çdo gjë; mungon infrastruktura, mungojnë investimet dhe po rritet çdo ditë varfëria.
Pjesë nga fjala e Tritan Shehut
Më thanë pse e kam krahasuar Gjirokastrën me Alepon? Unë kam thënë se kështu siç e keni nisur me Gjirokastrën, do ta shndërroheni si Alepon që është e shkatërruar sot. Jo vetëm për ndërtesat e shkatërruara, jo vetëm për degradimin e thellë që po pëson i gjithë qark, jo vetëm për mungesën investimeve që i di më mirë ministri Ahmetaj. Në Gjirokastër mungon, infrastruktura, mungojnë investimet. Atje po rritet varfëria çdo ditë dhe ka një mungesë shprese e cila është futur me qëllim , për të shkatërruar shpirtin e atyre banorëve.