Një tjetër ngjarje kriminale në qytetin e Sarandës në pak ditë. Kësaj here ka një shpërthim për eksploziv në lagjen numër 3 të këtij qyteti.
Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së një personi në kërkim. Ka dëme të konsiderueshme në banesat afër vendit ku shpërtheu lënda plasëse.
Ndërkohë janë parë shumë forca policie janë në vendngjarje. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Sarandës.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.










