Presidenti i SHBA, Doland Trump, ka shpërthyer në akuza ndaj organeve të drejtësisë amerikane. “Gjykata e Lartë e Shtetit shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën. Gjithashtu votat e ardhura pas ditës së zgjedhjeve janë të paligjshme”, ka shkruar Trump mes të tjerash. Ndërkohë numërimi i votave vijon në SHBA dhe konkurrenti i Trump, Joe Biden, vijon të jetë në avantazh nga numërimi i deritanishëm i votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit.