Besimtarë të shumtë, klerikë dhe përfaqësues të pushtetit lokal u mblodhën sot në Alipostivan për t’i bërë homazhe Baba Hekuran Nikollarit, i cili u nda papritur në moshën 61-vjeçare.
Në ceremoninë e mbajtur në teqenë ku ai shërbeu, ishin të pranishëm Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, klerikë të tjerë, si dhe kryetarët e bashkive Përmet dhe Këlcyrë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Përmetit, Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 3 shkurtit në ambientet e teqesë së Alipostivanit.
Ekspertiza paraprake nuk ka konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndarja e tij e papritur ka sjellë dhimbje në komunitetin bektashian dhe më gjerë, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në shërbim të besimit dhe vlerave të tij.