• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turistë nga e gjithë bota, në Sarandë vështirë të gjesh rezervime deri në 20 gusht. Numër më i lartë se edhe në vitin 2019 (VIDEO)

13/08/2021

Saranda po përjeton kulmin më të madh të fluksit turistik që nga fillimi i pandemisë. Plazhet plot me pushues dhe anijet e barkat e shumta që ofrojnë lundrime në gjiret e mrekullueshme të Jonit rreth Sarandës janë prova më e dukshme se turistët këtë vit janë shumëfishuar.

Prej kohësh qyteti jugor është kthyer në një destinacion turizmi për pushuesit nga rajoni ku përveç atyre nga Kosova, me dhjetëra autobusë dërgojnë çdo ditë turistë nga Serbia, nga Maqedonia e veriut por edhe ukrainas, polakë, hungarezë etj. Çmimet për këtë arsye janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në apartamentet për pushime. Deri në datën 20 gusht është e vështirë të gjesh një ambient të lirë.

Operatorët turistikë me anije dhe skafe janë të mbingarkuar me kërkesë nga turistët që duan të vizitojnë dhe bëjnë plazh në zonat si Kakomeja, Krorezi apo plazhet e njohura të Ksamilit. Pronarët e shërbimeve turistike thonë se fluksi është më i lartë se në 2019 dhe se po përpiqen që me anë të çmimeve të favorshme të afrojnë turistë edhe pas datës 20 gusht.

Në plazhet e Sarandës dhe të Ksamilit janë rikthyer italianët si dhe ka një numër të konsiderueshëm francezësh që vizitojnë kryesisht zonat arkeologjike. Një pjesë e madhe e turistëve të huaj vijnë nëpërmjet linjave detare me Korfuzin. Ndërkohë në portin e Sarandës ka një numër të konsiderueshëm të jahteve që këtë herë nuk kane ardhur vetëm për t’u furnizuar me naftë./ TCh

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, Martini: Barazimi qëndron, ndeshja ndaj Egnatias me shumë gabime

13/03/2026
Ben Affleck ndryshon pamje pas përjashtimit nga lista e aktorëve më tërheqës mbi 50-vjeç

Netflix blen startup-in e Ben Affleck, marrëveshja mund të arrijë 600 milionë dollarë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al