• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi arrin rekord, 3.4 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri në 6 muaj, rritje vetëm me 33%

26/07/2023
Turizmi arrin rekord, 3.4 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri në 6 muaj, rritje vetëm me 33%

Sektori i turizmit po përjeton në 2023-n vitin më të mirë historik deri tani. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT bënë të ditur se për 6 muajt e parë në vend kanë hyrë rreth 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në qershor në vend hynë pak mbi 1 milionë të huaj, ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Këto janë shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë, si për 6 mujorin ashtu dhe për muajin qershor.

INSTAT raportoi se “Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2023, janë 1.581.731. Ky tregues rezulton me një rritje 16,3%, krahasuar me Qershor 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2023, janë 1.490.810, duke shënuar një rritje me 18,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Qershor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 574.698. Ky numër është rritur me 18,9%, krahasuar me Qershor 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15,0%, krahasuar me Qershor 2022.

Gjatë gjashtëmujorit të 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022” vlerëson INSTAT.

Operatorët turistikë pohojnë se ky është viti më i mirë turistik i Shqipërisë duke lënë pas vitin e kaluar që ishte një tjetër rekord për numrin e vizitorëve. Pjesa më e madhe e turistëve i takojnë Europës dhe janë individualë ku përpos si efekt i promovimit të Shqipërisë si detinacion e përzgjedhin edhe me idenë e çmimeve më ekonomike.

Turizmi i organizuar kryesisht në Durrës dominohet nga polakët, çekët por edhe nordikët. Për herë të parë turizëm të organizuar në këtë rajon ka edhe nga Spanja. Ndërkohë përgjatë bregdetit interes në rritje kanë pasur turistët italianë, spanjollë, anglezë me një tendencë të shifrave në rritje.

Sipas INSTAT në Qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.

Në Qershor 2023, krahasuar me Qershor 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:

 për qëllime personale me 14,6%;

 për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 12,8%;

 për biznes dhe qëllime profesionale me 59,0% (tab.3)

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2023 janë 576.383. Krahasuar me Qershor 2022, ky tregues është rritur me 15,5%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2023, janë 914.427. Krahasuar me Qershor 2022, ky tregues është rritur me 19,7%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT./MONITOR

Related Posts

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Kryesore

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

04/11/2026
Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin
Kryesore

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

04/11/2026
BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027
Kryesore

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur
Kryesore

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

04/11/2026
Kryesore

Veliaj-Ramës: Në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu

04/11/2026
As sot s’ka vendim për Veliajn, shtyhet gjyqi për nesër
Kryesore

Veliaj i ashpër sërish me Ramën: Turp që merret vetë me internimet, nuk i organizoj unë protestat dhe as më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja prapaskenat nga Rumania – Balkanweb.com – News24

“Egnatia nuk ka frikë nga Craiova”, Loci zbulon atmosferën dhe numrin e tifozëve: Ja prapaskenat nga Rumania

05/11/2026
Ja prapaskenat nga Rumania – Balkanweb.com – News24

Ja prapaskenat nga Rumania – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al