• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të turizmit, ku numri i vizitorëve në strukturat akomoduese është rritur me 12,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky fluks i udhëhequr nga një rritje e vizitorëve jorezidentë me 12,7% ka sjellë një rritje të kërkesës për hotele dhe shërbime, duke çuar shfrytëzimin e dhomave në 29,8%, krahasuar me 28,7% në maj 2025.

Ndërsa industria e turizmit përballet me këto shifra, vihet në pikëpyetje kostoja e këtij suksesi për qytetarët vendas.

Problemi kryesor qëndron te shtrenjtimi i shërbimeve, fakt që po e kthen bregdetin në një destinacion gjithnjë e më të vështirë për t’u përballuar nga familjet shqiptare.

Rajoni i Jugut mbetet më i kërkuari, ku numri i vizitorëve jorezidentë u rrit nga 71.351 në maj 2025, në 83.195 në maj 2026. Ky përqendrim i lartë i vizitorëve të huaj sidomos nga Italia, Kosova dhe Gjermania ka diktuar një orientim të tregut drejt çmimeve ndërkombëtare.

Kjo prirje bëhet edhe më e dukshme kur vëzhgojmë tregun digjital. Mjafton një kërkim i thjeshtë në platformat Booking apo Airbnb për strukturat akomoduese në zonat bregdetare të jugut për të kuptuar rritjen e konsiderueshme të çmimeve, ku shpesh raporti midis kostos dhe cilësisë së shërbimit të ofruar nuk është i justifikuar.

Suksesi i turizmit nuk duhet të varet vetëm nga sa të huaj vizitojnë vendin tonë. Turizmi i vërtetë duhet t’u japë mundësi edhe shqiptarëve që të shijojnë bukuritë e vendit të tyre, pa u detyruar të shpenzojnë shuma që nuk i përballojnë dot.

Related Posts

Nuk preferohet vetëm bregdeti: Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë
Kryesore

Nuk preferohet vetëm bregdeti: Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

07/09/2026
Shteti i Baba Mondit, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë
Kryesore

Shteti i Baba Mondit, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë

07/09/2026
20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)
Kryesore

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy
Kryesore

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

06/09/2026
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

06/09/2026
Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Kryesore

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk preferohet vetëm bregdeti: Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

Nuk preferohet vetëm bregdeti: Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

07/09/2026
Shteti i Baba Mondit, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë

Shteti i Baba Mondit, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al