• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U-21, Bushi publikon listën: Ekip me shumë talente, jemi optimist

20/03/2021
U-21, Bushi publikon listën: Ekip me shumë talente, jemi optimist

Trajner i Shqipërisë U21, Alban Bushi ka publikuar të shtunën listën me futbollistët që do të grumbullojë prej datës 22 mars, deri më 30 mars, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore dhe do të vëzhgojë nga afër elementët që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e Shpresave kuqezi.
“Falënderoj FSHF-në që më dha mundësinë të drejtoj edhe për një edicion eliminator kombëtaren Shpresa. Shpresoj që të bëjmë sa më mirë jo vetëm për të furnizuar kombëtaren A, por edhe për të arritur diçka me Shqipërinë U21”, -tha Alban Bushi në nisje të konferencës për shtyp, ku prezantoi edhe listën me 26 futbollistë të grumbulluar për dy miqësoret e planifikuar për këtë fund-muaji.
Në listën e publikuar sot, Bushi, ka thirrur 26 futbollistë, mes tyre janë dhe fubtollistët Hajdin Salihu nga Lokomotiva e Zagrebit apo Kristjan Asllani nga Empoli, të cilët janë vetëm 19-vjeçarë.
Gjatë konferencës për shtyp, tekniku i kuqezinjëve U21 u shpreh se pandemia e ka detyruar të bëjë goxha ndryshime në listë, teksa pjesë e risive janë edhe emra si Lundrim Hetemi që vjen nga Velje dhe Bernard Karica nga Dinamo Zagreb. “Kisha plan të merrja dhe futbollistë shqiptarë që luajnë në Angli e Skoci, por që nuk janë thirrur për shkak të kushteve të pandemisë, pasi do të detyroheshin të qëndronin dy javë në karantinë pas rikthimit”, bëri me dije Bushi.
“Kemi marrë shumë futbollistë, disa prej të cilëve të datëlindjes 2001-2002, të cilët duam t’i shohim nga afër, pasi janë baza për të ardhmen. Dua të falënderoj edhe futbollistë shqiptarë të Kosovës si Lundrim Hetemi, Hajdin Salihu i Lokomotivës apo Bytyçi i Kukësit, të cilët zgjodhën Shqipërinë dhe vijnë për herë të parë në këtë grumbullim. Kemi vuajtur jo pak për të bërë listën, pasi portieri Molla është dëmtuar, ndërsa në plan kemi pasur edhe 4-5 lojtarë që luajnë në Angli e Skoci, por që nuk kanë ardhur për shkak të pandemisë”, deklaroi Bushi.
Gjatë vitit të kaluar shumë futbollistë të Shqipërisë U21 bënë hapin e madh, duke kaluar te Kombëtarja A, ndërsa Bushi e pranon se te Shpresat ka ndryshime të shumta, por baza mbetet dhe është kryesisht me futbollistë të Superiores.
“Ka pasur ndryshime të shumta të them të drejtën dhe kanë ardhur shumë futbollistë të rinj, por baza është pak a shumë e njëjtë dhe mbahet me lojtarë të Tiranës, Laçit apo Kukësit, që do të mbajnë peshën e Shqipërisë U21. Ne i kemi prioritet të gjithë futbollistët që luajnë në Kategorinë Superiore dhe i ndjekim vazhdimisht nga afër. Nëse kanë vlera, atëherë u japim mundësinë menjëherë”, tha tekniku kuqezi.
“Gjatë edicionit të kaluar mund të kishim bërë më mirë dhe tani edhe unë e pranoj se situata të caktuara nuk i kam menaxhuar si duhet, kjo edhe sepse njeriu mëson nga eksperienca. Jam optimist se do të bëjmë një edicion mjaft të mirë, pasi kemi futbollistë të talentuar, që luajnë në ekipe mjaft të njohura dhe mund të përballemi denjësisht me këdo”, deklaroi Bushi.
Tekniku i Shpresave u shfaq mjaft optimist edhe për të ardhmen e Kombëtares Shqiptare, duke deklaruar se kuqezinjtë do të bëjnë shumë mirë, duke kaluar ture e duke marrë pjesë në Europianë e Botërorë.
“Unë e kam thënë vazhdimisht që Shqipëria do të ketë një të ardhme të ndritur. E them këtë pasi shoh që kemi futbollistë të shumtë të rinj, që luajnë në skuadra të mëdha europiane. Nëse kemi elementë të tillë, atëherë pse të mos përballemi denjësisht me skuadra të mëdha. Unë jam optimist”, tha Bushi.
Eliminatoret për Shqipërinë U21 startojnë në muajin qershor, por duke qenë se kishte data të lira, u vendos që të bëhej një grumbullim dhe dy ndeshje miqësore, një me Tiranën e një tjetër për t’u vendosur në ditët në vijim.

Related Posts

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A
Sport

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

03/05/2026
“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia
Sport

“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

03/05/2026
Llapi dhe Drenica arrijnë fitore tejet të rëndësishme si mysafirë, Ferizaj shkëput një pikë në Gjilan

Play-off “Kategoria e Dytë”/ Vendosin penalltitë, Sopoti dhe Bylis B kalojnë në finalet vendimtare
Sport

Play-off “Kategoria e Dytë”/ Vendosin penalltitë, Sopoti dhe Bylis B kalojnë në finalet vendimtare

03/05/2026
Moment i artë në karrierë, dy futbollistët shqiptarë shpallen kampionë me…
Sport

Moment i artë në karrierë, dy futbollistët shqiptarë shpallen kampionë me…

03/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

03/05/2026
“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al