Modelja Beniada Nishani u komentua shumë në rrjet pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Varrimi i tij u bë të enjten ku pjesë e nderimeve ishte edhe Beniada e cila edhe bëri një dedikim për të ndjerin në një postim në InstaStory.
Përveç mesazheve të mira, modelja është kritikuar nga ndjekësit e saj se pse nuk mbajti zi në Instagram për largimin e tij nga jeta.
Beniada ka reaguar nëpërmjet një Instastory ku sqaron se Bujar Nishani nuk ishte xhaxhai i saj por kushuriri i babait, të cilin as nuk e kishte takuar ndonjëherë personalisht.
“Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit.
Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan”-shkruajti Beniada në Instagram.