• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U njohën në internet, shqiptari i nxin jetën rumunes. Ja çfarë ka ndodhur mes çiftit

08/01/2018
U njohën në internet, shqiptari i nxin jetën rumunes. Ja çfarë ka ndodhur mes çiftit

Një vajzë rumune ka kaluar një periudhë makthi, pas njohjes përmes rrjeteve sociale me një djalë shqiptar.
Lidhja e tyre virtuale nuk zgjati shumë, deri sa 25- vjeçari M.A. nisi ta shantazhonte me video intime, duke i kërkuar para. Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, ndërsa për këto veprime, i riu shqiptar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim në fund të vitit që lamë pas. Gjithçka ka nisur kur shtetasja rumune me inicialet P.C., njohu përmes një platforme në internet shtetasin shqiptar M.A.

Me këtë të fundit nisi të komunikonte shpesh dhe të shkëmbente foto dhe video intime. Por 25- vjeçari nisi të bëhej posesiv dhe të shantazhonte të huajën me publikim të videove intime nëse nuk do t’i jepte para. M.A. ka ndërhyrë në profilin e saj në “Facebook” duke e fshirë atë. Më pas, ka hapur një profil paralel në këtë platformë, duke përdorur foton e shtetases rumune.

Ai ka kontaktuar me kolegë të punës së rumunes, duke u dërguar video dhe foto intime të shtetases P.C. Në muajin prill, ai ka kontaktuar me P.C. pasi kishte mësuar që ajo ndodhej në Belgjikë, dhe i ka thënë se edhe ai ndodhej aty dhe nëse nuk do t’i dërgonte para do të shkonte në hotelin e saj. E ndodhur në kushte paniku, rumunia i ka dërguar 300 euro shtetasit M.A.

Por shantazhet kanë vazhduar edhe më tej, duke e detyruar P.C. që të bëjë kallëzim ndaj M.A. Prokuroria shqiptare ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja për të mbledhur provat në lidhje me rastin.

Kështu, janë marrë faturat e transfertave të parave që vërtetojnë shumën që ka tërhequr M.A., datën dhe orën, sipas kallëzimit të shtetases rumune. Gjithashtu, oficerët e Policisë Gjyqësore ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M.A. dhe sekuestruan kompjuterin që ai përdorte. Nga kontrollet, u gjetën video të shtetases rumune dhe fotografi të saj.
Nga aktekspertimi i kompjuterit dhe llogarive të të pandehurit në rrjetet sociale, u provua fakti se ai kishte komunikime të shpeshta me kallëzuesen. Nga këto komunikime rezultoi se shtetasi M.A. tentonte të kufizonte lirinë e rumunes P.C. nëpërmjet dhunës psikologjike.
Kjo dhunë ushtrohej me atë të përdorimit të fotove dhe videove intime, që P.C. ia kishte dërguar M.A. përmes rrjeteve sociale. I pandehuri e kërcënonte P.C. që të vepronte si ai dëshironte, në të kundërt do t’i publikoheshin videot. Sipas Prokurorisë, i pandehuri nuk është tërhequr nga shantazhet edhe pasi ka marrë shumat e parave.

I pyetur në lidhje me ngjarjen, shtetasi M.A. ka pranuar se ka pasur kontakte virtuale në rrjetet sociale me shtetasen rumune P.C. Sipas tij, ata kanë pasur edhe një lidhje, e cila u lejonte që të shkëmbenin foto intime herë pas here. M.A. ka thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore se ndihej xheloz për P.C. dhe aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Për këtë arsye, sipas tij, sjellja ndaj saj nuk ka qenë korrekte. Ai ka pranuar edhe që ka hapur disa llogari të rreme me fotot e saj në “Facebook”, duke ftuar miqtë e tij që të shihnin video intime të saj. M.A. ka pranuar edhe se ka marrë shuma eurosh prej P.C., por jo si shantazh.

Ai ka thënë se paratë ia ka dërguar vajza që të shkonte në Belgjikë, por kur mbërriti atje, nuk mundi dot ta takonte. Qëndrimet e tij në Gjykatë nuk ishin të njëjta me ato në Prokurori. I riu ka kërkuar pafajësi në gjykatë duke mos pranuar akuzën e “përndjekjes”. Megjithatë, Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burgim./panorama

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al