• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U rikthye protagonist me Trabzonspor, klubit turk i vjen oferta e rëndësishme për Muçi-n

24/04/2026
U rikthye protagonist me Trabzonspor, klubit turk i vjen oferta e rëndësishme për Muçi-n

Ernest Muçi  rikthehet protagonist me fanellën e Trabzonspor. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar në çerekfinalet e Kupës, ku Trabzonspori eliminoi Samsunspor pas goditjeve të penalltive në transfertë. Pikërisht Muçi realizoi penalltinë vendimtare, duke i dhënë skuadrës kualifikimin në gjysmëfinale.Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllë me rrjeta të paprekura, ndërsa nga “ruleta ruse” e penalltive krahas Muçit, protagonist u bë edh eish portiere i Interit dhe United, Onana i cili arriti të presë 3 11 metërsha të ekipit vendas.

Pas ndeshjes, Ernest Muçi e cilësoi sfidën si shumë të vështirë, duke theksuar rëndësinë e këtij suksesi dhe ambicien e ekipit për të shkuar deri në finale.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të komplikuar për lojtarin, i cili ka kaluar një dëmtim që e mbajti larg fushave për disa javë. Vetë Muçi tregoi se kishte momente kur nuk mund të ecte, por tani gjendja e tij është përmirësuar dhe synon të marrë gjithnjë e më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë, e ardhmja e tij duket gjithnjë e më interesante. Sipas mediave turke, Trabzonspori po planifikon të blejë përfundimisht kartonin e tij nga Beşiktaş për rreth 8.5 milionë euro, pasi më parë kishte paguar 1 milion për huazimin.

Madje, në horizont ka edhe interesim nga Europa, me një ofertë që raportohet të ketë arritur deri në 17.5 milionë euro, çka mund ta kthejë Muçin në një nga transferimet më të bujshme të verës për klubin turk.Aktualisht, 25-vjeçari vlerësohet shumë në Trabzonspor, që vijon garën e fortë në kampionat, duke ndjekur nga afër Fenerbahçe. Rikthimi i Muçit në formë të mirë është një lajm i shkëlqyer, si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren shqiptare.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë
Sport

Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë

24/04/2026
NBA/ Seritë mbeten të hapura, Atlanta, Minesota e Toronto nuk zhgënjejnë
Sport

NBA/ Seritë mbeten të hapura, Atlanta, Minesota e Toronto nuk zhgënjejnë

24/04/2026
Askush se ka vendin e sigurtë, ndryshime të mëdha te Milan, Leao e Pulisiç në dyshim
Sport

Askush se ka vendin e sigurtë, ndryshime të mëdha te Milan, Leao e Pulisiç në dyshim

24/04/2026
Mou “ndez” Madridin, projektohet rikthimi i bujshëm, edhe Mbappe i jep “like”

FOTO/ “Guardiola italian, e josh stoli azzurr”, La Gazzetta “plas bombën”
Sport

FOTO/ “Guardiola italian, e josh stoli azzurr”, La Gazzetta “plas bombën”

24/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rikthye protagonist me Trabzonspor, klubit turk i vjen oferta e rëndësishme për Muçi-n

U rikthye protagonist me Trabzonspor, klubit turk i vjen oferta e rëndësishme për Muçi-n

24/04/2026
Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë

Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë

24/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al