Trëndafila të bardhë dhe qirinj janë ndezur në dritaren e fakultetit Filologjik në Tiranë, në përkujtim të Sikela Përroit, 23-vjeçares e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, në aksidentin te mbikalimi i Saukut. Studentët e gazetarisë kryen homazhe në kujtim të mikes së tyre e cila ishte studente për Gazetari dhe Komunikim.
Aksidenti tragjik ndodhi dy ditë më parë. Klevis Ruçaj 20 vjeç po udhëtonte me një mjet tip “Audi A8” në mbikalimin e Saukut me 260 kilometra në orë në momentin që theu barrierat dhe përfundoi mbi një tjetër makinë. Për pasojë, 20-vjeçari ndërroi jetë bashkë me dy vajzat që ishin pasagjere në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroji, 23 vjeçe. Të plagosur mbetën tre personat që ndodheshin në mjetin tjetër.