• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U shua në krye të detyrës, mesazhe prekëse për mjekun nga Saranda

23/07/2021
U shua në krye të detyrës, mesazhe prekëse për mjekun nga Saranda

Mjeku 66-vjeçar Ilir Gazeli ndërroi jetë ditën e djeshme në Sarandë si pasojë e një ataku kardiak. Pavarësisht se kishte dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë dhe dje pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës duke u shërbyer qytetarëve në zonën e Dhivrit. Mesazhet prekëse për humbjen e mjekut kanë qenë të shumta. “Një humbje e madhe para kohe, një shok i mirë por edhe një mjek i mirë, ngushëllime familjes” shkruan Sofokli Kumbuli.

“I kobshëm lajmi i ndarjes nga jeta të mjekut delvinjot Ilir Gazeli. Humanizmi, profesionalizmi dhe përkushtimi ishin tiparet e Tij kryesore, të cilat e shoqëruan gjatë gjithë jetës. Keto virtyte e bëjnë kujtimin e Tij të paharruar për komunitetin të cilit i shërbeu me devotshmëri. Ngushellime familjarëve! U prehtë në paqe e dheu i qoftë i lehtë” shkruan Majlinda Qilimi.

Ndërkohë që përveç profesionit si mjek, një qytetar e kujton edhe si kryetarin e parë të degës së PD-së në Delvinë. “Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta në moshën 66 vjeçare si pasojë e një infarkti kardiak të kryetarit të parë të degës të Partisë Demokratike Delvinë z.Ilir Gazeli. Iliri ishte një drejtues i denjë dhe vizionar, një mjek që shërbeu me përkushtim dhe humanizëm qytetarëve të Delvinës.

Edhe pse ai u largua nga politika aktive për tu përkushtuar profesionit të mjekut duke i shërbyer qytetarëve, unë kam pasur nderin të ndaj momente diskutimi me të, diskutime të cilat më shërbyen shumë në sfidat elektorale. Në emër të degës të Partisë Demokratike Delvinë po i përcjell ngushëllimet më të ndiera familjes dhe të afërmve të tij.I paharruar do të jetë për delvinjotët dhe të gjithë ata që e njohën” shprehet Hari Imeri.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al