• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U zbuluan te një hotel në Përmet, vajzat e zhdukura shoqëroheshin nga një 45-vjeçar (Detajet)

05/01/2021
Çudira shqiptare/ Gruaja përndiqej nga bashkëshorti i dashnores së të shoqit: Më ka vënë ultimatum! Do prova brenda 24 orëve…

Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë.

Vajzat janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar. Nga Tirana drejt Përmetit kanë ikur me një linjë furgoni dhe më pas kanë shkuar në hotel. Në momentin që janë shoqëruar në komisariat të dyja vajzat s’kanë bërë rezistencë.

Dy të miturat e zhdukura që prej 1 janarit, pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Tiranë pa lënë asnjë gjurmë, janë gjetur ditën e sotme në një hotel në Përmet.

Të miturat M. H dhe K. A, të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën, janë parë në shoqërinë e një burri rreth moshës 40-45 vjeç. Nga Tirana drejt Përmetit kanë ikur me furgon dhe më pas kanë shkuar në hotel.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se dy vajzat, kanë deklaruar se janë larguar nga banesat pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta. Vajzat kanë thënë se janë larguar me dëshirë. Sipas tyre, nuk ka patur persona të tjerë që t’i kenë detyruar për të ikur.

Ato janë shprehur se konfliktet në familje, një nga vajzat i ka prindërit e divorcuar, i kanë detyruar që të ikin nga shtëpia.

Nëna e njëres prej vajzave, Aida ka marrë në telefon ditën e djeshme në emisionin “Pa Gjurmë” që po transmetohej live në Report Tv ka bërë apel që ta ndihmojnë të gjejnë vajzën dhe të njoftojnë policinë.

Ajo fillimisht hodhi dyshime se vajza e saj mund të jetë gënjyer dhe rrëmbyer me qëllim trafikimin. Me lot në sy, kërkoi që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tyre të lajmërojë, ndërsa kërkoi që të përdorej dhe fotoja e saj për të rënë në gjurmë të vajzave sa më parë.

Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri, dhe kjo ka qenë dhe biseda e fundit me to.

Më pas vajzat kanë fikur telefonat, ndërsa prindërit kanë vënë re mungesën e disa parave, kartës së identitetit dhe disa veshjeve, duke lënë të dyshohet se ata janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre.

Pasi kanë humbur çdo kontakt me to prindërit bënë denoncimin në polici në komisariatin numër 1.

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, thotë  policia.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

27/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia luan nesër ndaj Celje-s, sfidë vendimtare për kalimin në raundin e tretë

UEFA Champions League/ Egnatia luan nesër ndaj Celje-s, sfidë vendimtare për kalimin në raundin e tretë

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al