Pasi u ndaluan për një kontroll rutinë në rrugë, dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga për trafik lëndësh narkotike. Karabinierët e Leçes në Itali, zbuluan një tjetër grup trafikantësh ndërkombëtarë të drogës duke ndaluar transportuesit në zonën e quajtur Torre Chianca. Të arrestuarit janë një italian 42 vjeçar Salvatore Certaldo, dhe dy shqiptarët, 36-vjeçari Renato Lograno, i lindur në Tiranë, e banues në Firence dhe 29-vjeçari Oltion Proko, i lindur në Vlorë. Ata u kapën me 2 kuintal drogë që vinte nga Ballkani. Renato u ndalua gjatë një kontrolli në rrugë, teksa ngiste makinën e tij Mazda. Aty autoritetet italiane zbuluan 50 pako me 54 kg marijuanë. Pas tij vinte edhe një tjetër shqiptar me Nissan, që rezultoi të kishte lidhje me të parin. Në makinën e tij, Proko kishte fshehur 150 kg drogë. Karabinierët arrestuan 2 shqiptarët, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim në pritje të dënimit.









