• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ujërat e kaltër të Jonit përgjaken çdo vit, si po vriten pushuesit nga mjetet e ujit

29/08/2024
Ujërat e kaltër të Jonit përgjaken çdo vit, si po vriten pushuesit nga mjetet e ujit

Ujërat e kaltër të Shqipërisë përgjaken çdo vit nga vrasjet në dukje aksidentale të njerëzve të pafajshëm, që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar me familjet e tyre.

Jetë të ndërprera në mes, teksa po shijonin rrezet e ngrohta të diellit dhe ujin e kristaltë të detit. E ndërsa trumbetohet herë pas here se ishte një aksident, askush nuk donte të vriste, nuk mund të themi se ngjarjet e përsëritura në mënyrë të njëjtë, të cilësohen aksidentale në një kohë që bëhen me vetëdije.

Drejtuesit e motomjetevë të ujit janë në dijeni se nuk duhet të kalojën vijën e sigurisë së pushuesve dhe sërish e bëjnë atë, e bëjnë teksa janë të vetëdijshëm për pasojat fatale që mund të sjellë veprimi i tyre “i papjekur”.

Në vetëm këto dy vite, janë shënuar me dhjetëra vdekje dhe autorë kanë patur drejtuesit e skafeve, gangsterëve që nuk kanë frikë të marrin jetë, vetëm për të plotësuar një kënaqësi momentale të tyre, për tu dukur para të tjerëve në breg.

Në 13 korrik të muajit të shkuar, ish-basketbollisti dhe trajneri i Tiranës, Alban Kukaviqi u plagos rëndë nga helika e një gomoneje në molin e ish-ushtrisë në Shën Jan të Vlorës.

Albani ndodhej në këtë vend me pushime me familjen, teksa helika e një gomoneje i preu këmbën.

Prej më shumë se një muaji, ai luftoi me jetën në spitalet e Shqipërisë dhe më pas në Turqi, por nuk mundi të mbijetonte, duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e djeshëm.

Miqtë e tij janë shprehur të pikëlluar, teksa ngrejnë me të drejtë alarmin se vdekja e tij nuk ishte aksidentale, por një vrasje e pastër në brigjet e detit jonian.

“Prej tre orësh jap e marr të qetësoj veten e s’mundem! Si mund t’i bëhet jeta ferr njeriut aq befas duke qënë në mes të lumturisë, bashkë me fëmijët e tij, në ujrat e kaltra të Vlorës?!

Por Alban Kukaviqit,ish basketbollistit, dhe më pas trajnerit të Tiranës, ashtu ju bë kur një thikë e helikës të një skafi i preu këmbën! Luftoi disa javë në spitale Shqipërie dhe Turqie dhe sot atje, në operacionin e tretë paska vdekur!

Të shkosh me pushime për të gëzuar fëmijët dhe në sy të tyre të ndeshesh djallin! Por djalli nuk është hera e parë që skuq e nxin më pas ujrat e deteve tanë! Sa fat i tmerrshëm për mikun tonë Alban Kukaviqi!”- shkruan Ilir Kadia.

Kujtojmë se vitin e shkuar, në 2 korrik të 2023, 7 vjeçarja Jonada Avdia u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-polici Arjan Tase në Potam të Himarës. Ajo kishte ardhur nga Anglia me familjen për të kaluar pushimet në vendlindje, por ato u kthyen në një tragjedi për jetën e saj dhe të familjarëve.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, por jetët e njërëzve vijojnë sërish që të merren pa të drejtë, aty para syve të të gjithëve, e ndërsa instancat përkatëse duket se nuk janë në gjendje që t’i parandalojnë.

Related Posts

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026
Denoncimi te Skënder Hita që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës
Kryesore

Denoncimi te Skënder Hita që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
“Merr ose lërë”, Beshiktash shton presionin: Nuk ka skonto për Muçin

“Merr ose lërë”, Beshiktash shton presionin: Nuk ka skonto për Muçin

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al