Rreth 50 milionë lekë të vjetra është borxhi që konsumatorët familjarë i kanë ujësjellësit të Libohovës. Shifra është konfirmuar nga drejtori i ndërmarrjes, Aldi Sinani, gjatë një interviste për Tv Gjirokastra.
Sipas tij numri i debitorëve është afërsisht rreth 70 familje. Sinani u bën thirrje që të paraqiten vullnetarisht për të lidhur akt-marrëveshje me ndërmarrjen e Ujësjellësit Libohovë, në mënyrë që faturat të shlyhen pak e nga pak.
Në të kundërt thotë ai, do të ketë aksion për ndërprerjen e lidhjeve të ujit. Ndiqni intervistën në videon më poshtë.
©argjiroja.net