Një ultimatum është lëshuar sot për kryetarët e degëve të PS nga Asambleja e Përgjithme. Bashkim Fino u ka bërë thirrje atyre të japin dorëheqjen brenda 10 ditëve dhe t’i hapin rrugën zgjedhjeve të reja.
“Kam një thirrje për kryetarët e PS-së, – tha Finao, – 61 të zgjedhur, se nuk ka zgjedhje tani, por dua t’u them se ne jo pa qëllim kemi punuar e kemi vënë kryetarët funksionale me një pagë dinjitoze, me pagat e administratës e si asnjëherë tjetër më duhet të them që ata nuk janë funksionalë.
Ju kërkoj që brenda 10 ditëve të japin dorëheqjen, ta rishohin partinë, të bëjmë zgjedhje të reja në ato bashki.
Ne kryetarët i duam 24 orë në krye të detyrës. Nuk bën dot të jesh edhe prefekt, edhe drejtor edhe kryetar i PS-së.
Statusi ma njeh këtë të drejtë, po ju them që këta të japin dorëheqjen të hapim procesin për zgjedhjet edhe për kryetarin në ato njësi ku kanë edhe një mandat tjetër funksional.









