Pas ultimatumit të Edi Ramës të premten, kanë nisur shkarkimet e administratorëve të Njësive Administrative. Shtatë administratorë të njësive që janë në varësi të Bashkisë Gjirokastër kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga pozicionet drejtuese.
Konkretisht janë administratorët e Njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.
Rama kërkoi gjithashtu edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive.









